MSc. Mirsije Kullau | Western Balkans University

MSc. Mirsije Kullau

Asistent Lektore
Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Bio
Edukimi
Publikime
Mirsije Kullau ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master (2013-2018) në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë në degën e Fizioterapisë. Në vitin 2018, pas përfundimit të studimeve master me rezultate të larta, ajo filloi punën si Asistente Petagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ku vijon të jetë e punësuar si personel akademik me kohë të pjesshme.
Gjatë këtyre viteve, Mirsije ka marrë pjesë në Trajnime të ndryshme Profesionale të Fizioterapisë duke përfshirë Teknikat e Trajtimit Manual (International Mulligan Concept, Kursi 1&2), trajnime ndërkombëtare në Fizioterapi në Pediatri. (DNS Prague School of Rehabilitation), PNF Course 1&2, International PNF Association, etj.
Përveç kësaj, ajo ka qenë e angazhuar në aktivitete dhe trajnime të sipërmarrjes dhe startup-eve (Growprenuer_Flexible Startup Growth Support Program / EU for Innovation).
Në vitin 2021, themeloi dhe menaxhon klinikën e fizioterapisë MEDICINUS në Tiranë.
Në vitin 2022, ajo iu bashkua universiteit Western Balkans në rolin e Asistente Lektore me kohë të plotë.
  • 2016- 2018 Diplomë, Master I Shkencave në Fizioterapi, Universiteti I Mjekësisë Tiranë, Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike
  • 2013-2016 Diplomë, Bachelor në Fizioterapi, Universiteti I Mjekësisë Tiranë, Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike
  • 2020-2021 Diplomë në Master professional në Komunikim në Marketing, Kolegji Universitar Bedër- Fakulteti I Drejtësisë dhe I Shkencave Humane