Msc. Dasilva Taci ka përfunduar studimet e Bachelor-it dhe Master të Shkencave në Infermieri në Universitetin Katolik "Zoja e Keshillit te Mire" në Tiranë. Aktualisht vazhdon vitin e dytë të programit doktoral në Epidemiologji dhe Shëndet Publik në Universitetin e Romës Tor Vergata, Itali. Ka ushtruar profesionin si infermiere në Departamentin e Nephrologjisë dhe Hemodializës në International Hospital, Tirane (2019-2022), dhe në Departamentin e Kirurgjisë në Spitalin Katolik “Zoja e Keshillit te Mire” (2022- 2024). Ka marrë pjesë në një projekt kerkimor me titull "Vetëkujdesi në Semundjet Kronike të Shumefishta në Shqipëri" si hulumtuese me kontrate. Është bashkëautore e disa manuskripteve që janë dërguar dhe presin publikimin në revista shkencore. Aktualisht, vazhdon kërkimin e saj doktoral që fokusohet në përshkrimin e vetëkujdesit të pacientëve me semundje kronike të shumefishta (MCC) dhe kontributin e kujdestarëve në vetëkujdes në një vend me të ardhura të ulëta ne te mesme (LMIC). Se fundmi eshte angazhuar si asistente lektore me kohë të plotë në Universitetin e Ballkanit Perëndimor, duke u angazhuar në Programet e Bachelor-it dhe Master-it.