Dr. Silvana Gripshi ka mbaruar Programin e Integruar të studimit të Nivelit të Dytë për Infermieri të Përgjithshme në Tiranë dhe Programin e Integruar të Nivelit të Dytë për Biologji-Kimi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan në vitin 2003. Më pas ajo kreu Masterin në Menaxhim Infermieror në Universitetin e Tiranës. Studimet doktorale i përfundoi për Pedagogji në Universitetin e Tiranës mbi strategjitë e mësimdhënies në edukimin infermieror. Aktualisht, ajo është duke ndjekur një Program Postdoktoral në Institutin Shkencor Europian dhe po kryen një studim mbi qëndrimet e studentëve shqiptarë të infermierisë lidhur me pranimin e inteligjencës artificiale në kujdesin shëndetësor. Dr. Gripshi ka një përvojë të gjatë mësimdhënieje, rreth 20 vjet, në arsimin parauniversitar dhe atë universitar. Fillimisht ajo filloi karrierën e saj si mësuese e biologjisë-kimisë në shkollat fillore dhe të mesme. Më pas punoi për 12 vjet si laborante në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Ajo ka qenë gjithashtu pedagoge me kohë të pjesshme për disa vite në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan dhe ka ligjëruar kurse të infermieristikës së sëmundjeve të brendshme, infermieristikës në geriartri dhe bazat e infermieristikës. Aktiviteti i saj kërkimor është i fokusuar kryesisht në mësimdhënien e mësimnxënien në edukimin infermieror dhe inovacionin në arsimin e lartë e kujdesin shëndetësor. Së fundmi, Silvana iu bashkua Universitetit “Western Balkans” si pedagoge me kohë të plotë.
TEXTBOOKS
- Gripshi, S. (2008) My birthplace Peqini. For the 5th grade of Basic Education, “ERIK”
- Toli, A. Gripshi, S. (2009). Social education. For the 8th grades of Basic Education, “Albaprim”
PUBLISHED ARTICLES IN JOURNALS
- Gripshi, S., Rustami., E., Pula, A., (2022) Challenges of nursing students in relation to academic performance at the Faculty of Technical Medical Sciences. European Journal Medicine and Natural Sciences Vol. 5 No. 1, e-ISSN 2601-6400, p-ISSN 2601-6397. https://revistia.com/index.php/ejmn/article/view/6865
- Gripshi, S., Pula, A., (2022)Factors Affecting the Academic Performance of Nursing Students. Social Studies Journal Albania Vol. 16, No. 4 (58), p: 77-86, ISSN: 2309-3455. https://www.sociology.al/sites/default/files/Vol.%2016%20No%204%20%2858%29%202022.pdf
- Gripshi, S., (2021) The Importance of Holistic Nursing Care. European Journal of Economics, Law and Social Sciences Austria Vol.5 No.2 p. 544-549, e-ISSN 2520-0429, p-ISSN 2519-1284. https://iipccl.org/wp-content/uploads/2021/06/051-1.pdf
CONFERENCE PROCEEDING PAPERS
- Gripshi, S. (2021) Promoting active learning in nursing education through teaching strategies. Proceeding of Twelfth International Conference on: “Social and Natural Sciences – Global Challenge – Berlin, p. 80-86, ISBN 978-9928259-43-1
- Gripshi, S. (2021) Teaching as part of the nurse`s role. Proceeding of First International Congress of Nurses, Midwives and Other Balkan Health Professionals -Pristina, p. 291-297, ISBN 978-9951-8984-1-6