MSc. Olimbie Hafuzi | Western Balkans University

MSc. Olimbie Hafuzi

Asistent Lektor
Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Bio
Edukimi
Publikime
Olimbie Hafuzi ka mbaruar studimet për Infermieri të Përgjithshme në Universitetin “ Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ” Tiranë ne periudhen 2018-2021. Më pas kreu Masterin Shkencor në Shkenca Infermierore në po te njëjtin universitet gjatë 2021-2023. 

Në kohën e studimeve ka ushtruar praktikat profesionale klinike dhe punë vullnetare në disa ambiente të QSUNT si në Reanimacioni Kirurgjisë, Nefrologjisë- Hemodializës, Pediatrisë, Gastro-Hepatologjisë, Hematologjisë, Neurologjisë, Onkologjisë, Obstetrikë-Gjinekologjisë dhe ORL-së.
Pas licensimit filloi të ushtroje profesionin si infermiere në një klinike të përgjithshme private “StarMed Hospital”, Tiranë. 
Viteve të fundit ka punuar në spitalin e specialitetit të Djegieve dhe Plastikes në “Reanimacionin e Djegie-Plastikes” në QSUNT.
Fokusi saj aktual prej Dhjetor 2023 është si asistente lektore e brendshme pranë universitetit “Western Balkans University” në Tiranë.
Ka marrë pjesë gjithashtu në disa trajnime dhe konferenca të ndryshme kombëtare si: “Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 10”, në Tiranë.
“Ndërgjegjësimi Për Personat Me Aftësi Të Kufizuara. Kujdesi Shëndetësor Tek Pacientet Me Aftësi Të Kufizuara” etj.
“Stats learning workshop 2024: Research methods and statistical learning”14 June 2024
Në kohën e saj të lirë interesat e saj përfshijnë kërkimet shkencore, mësimin e gjuhëve të huaja, leximi, udhëtimi dhe përfshirja sociale.