MSc. Antigona Sulaj (Mullaj) | Western Balkans University

MSc. Antigona Sulaj (Mullaj)

Asistent Lektor
Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Bio
Edukimi
Publikime
Antigona Sula (Mullaj) është Asistente Lektore e Gjuhës Shqipe për studentët ndërkombëtarë dhe anëtare e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë pranë Universitetit “Western Balkans”. Ajo gjithashtu ushtron funksionin e Këshilltares Akademike dhe është Përgjegjëse e Suportit dhe Mirëqenies së Studentëve në këtë departament, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin akademik, personal dhe profesional të studentëve.

Me mbi shtatë vite përvojë në mësimdhënie në arsimin parauniversitar, Antigona ka zhvilluar aftësi të thelluara pedagogjike dhe profesionale në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Fushat e saj të interesit përfshijnë mësimdhënien e gjuhës shqipe për të huajt, kritikën letrare, didaktikën e gjuhës shqipe, teoritë e komunikimit dhe ndërveprimin ndërkulturor, duke sjellë një qasje bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse në procesin mësimor.

  • Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi - Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (2006–2009)
  • Master Shkencor në Teori dhe Kritikë Letrare - Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (2009–2011)
  • Master Profesional në Mësuesi - Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (2021–2023)