Prof. Asoc. Dr. Astrit Hoxhaj është diplomuar në 1978, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.
Në vitet 1978 – 1980 kryen specializim në Radiologji, po në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu në 1992 specializohet në Ekografi, CT dhe Angiografi, në Victoria Infirmary Glasgoë, në Britaninë e Madhe. Në vitin 1998 kryen një Kualifikim Intensiv në Echo doppleri, punksionet e drejtuara në ekografi, ekografia e gjirit, në Jefferson University Hospital Philadelphia, në SHBA.
Në vitin 1996 ka marrë titullin, Doktor i Shkencave Mjekësore dhe në 2002 titullin Profesor i Asociuar. Eshtë i kualifikuar në Eko-Doppler të enëve të gjakut. Specilizim në Universitetin “La Sapienza” Rome, në Itali. Udhëheqës Shkencorë i Doktoratës me temë “Incidentomat Ekografike të tiroides dhe korrelacioni i tyre me ndryshimet hormonale”. Udhëheqës Shkencorë i Doktoratës me temë “Kanceri dhe Pankreasi’’. Oponent në mbrojtjen e Doktoratës me temë “Korrelacionet kliniko – imazherike dhe roli i HRCT në diagnostikimin e sëmundjeve profesionale respiratore”. Ka punuar për shumë vite si Mjek Radiolog në Shërbimin e Imazhërisë së Q.S.U.T; Drejtoria Arsimore Tiranë.
Në 2010 –2015 Drejtor i Departamentit të Imazherisë; Spitali Hygeia Tiranë.
Aktualisht nga 2015 – e në vazhdim punon si Mjek Imazherie (Ekografist); Spitali Amerikan 2 në Tiranë.
Ka qenë bashkëautor në disa botime të ndryshme ndër to: ‘’Bazat e ekografisë klinike diagnostike’’. ‘’Rentgendiagnostika–Kap.Radiologjia intervencionues’’. ‘’Sëmundjet e Thyroides’’. ‘’Urgjenca Abdominale’’. ‘’Sëmundjet e Prostatës’’. ‘’Arteropatitë’’ e të tjerë.