Dr. Irma Gjana është Dekane e Studentëve si dhe lektore në universitetin “Western Balkans”.
Ajo ka qenë kryetare e Komitetit të Menaxhimit të Barnave të Grupit të Spitaleve Amerikane dhe pjesë e ekipit të Departamentit të Prokurimit të Spitalit Amerikan.
PhD Irma Gjana ka ligjëruar kurse të menaxhimit të biznesit, marketingut të avancuar dhe lidershipit. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si folëse dhe ka botuar disa artikuj shkencorë mbi lidershipin, studimet kulturore, shëndetësinë, arsimin dhe menaxhimin.
Nga ana tjetër, ajo ka përvojë si menaxhere projekti, aktiviste e shoqërisë civile dhe trajnere në shumë aktivitete që synojnë fuqizimin e grave dhe të rinjve në Shqipëri.
Ajo flet shqip, anglisht, frëngjisht, turqisht, italisht dhe greqisht.
Ajo përfundoi Programin e Integruar të studimeve të Nivelit të Dytë në Farmaci në universitetin e Stambollit, Turqi në vitin 2003.
Më pas mori një diplomë Master dhe PhD në Administrim Biznesi, me fokus në sistemin e kujdesit shëndetësor privat në Shqipëri.