Unë jam një biologe molekulare dhe strukturore entuziaste për të kontribuar në mësimdhënie dhe në kërkim shkencor. Aktualisht, punoj si Asistente Lektore në Universitetin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Shqipëri, ku jam e përkushtuar për të ofruar leksione të cilësisë së lartë dhe për të zhvilluar programe mësimore për Departamentin e Teknologjisë dhe Biznesit. Gjithashtu, punoj si Specialiste e ADN-së në Qendrën e Forensikës “Forensic Center Albania - FCA”, duke aplikuar ekspertizën time në analizën e ADN-së për përcaktimin e atësisë dhe lidhjeve farefisnore, duke ofruar konsulencë në çështjet gjyqësore civile dhe kriminale.
Rruga ime akademike filloi me një Bachelor Shkencash në Bioteknologji nga Universiteti i Tiranës, e ndjekur nga një Master Shkencash në Diagnostikë Molekulare dhe Bioteknologji nga “Università degli Studi di Camerino”, Itali. Aktualisht, jam duke përfunduar doktoraturën në Biologji Molekulare dhe Biomjekësi në “Universidad del País Vasco”, Spanjë. Kërkimi im gjatë doktoraturës, i zhvilluar në CIC bioGUNE, fokusohet në dinamikën strukturore të sintezës së proteinave duke përdorur teknika të avancuara si NMR, X-ray crystallography dhe cryo-EM. Gjatë doktoraturës kam fituar përvojë të gjerë laboratorike, duke zotëruar teknika të ndryshme të biologjisë molekulare, përfshirë klonimin, mutagjenezën, PCR dhe transkriptimin-traslatimin in vitro. Gjithashtu, kam krijuar eksperiencë në metoda biokimike si shprehja dhe purifikimi i proteinave dhe komplekseve të ndryshëm ribozomalë, si dhe teknikat a parapërmëndura të biologjisë strukturore.
Në rolin tim në Qendrën e “Forensic Center Albania - FCA” përdor teknika të biologjisë molekulare për të sekuencuar dhe krahasuar profilet e ADN-së njerëzore, duke siguruar rezultate të sakta dhe të besueshme për hetimet kriminalistike. Ky rol ka përmirësuar më tej aftësitë e mia në analizën e ADN-së, interpretimin statistikor dhe rigorozitetin shkencor të nevojshëm për aplikimet kriminalistike dhe jo vetëm. Përvoja ime në këtë fushë sjell një vlerë të shtuar në fushën akademike dhe të kërkimit shkencor, duke kontribuar në zhvillimin e metodave të reja kërkimore dhe të proceseve të mësimdhënies me njohuri të thelluara dhe praktike nga fusha e forensikës molekulare.
Jam pjese e disa publikimeve shkencore dhe kam prezantuar kërkimet e mia në konferenca ndërkombëtare, duke treguar gjetjet e mia mbi komplekset ribozomale dhe mekanizmat e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Njoh disa gjuhë, përfshirë shqipen, anglishten, italishten dhe spanjishten, dhe zotëroj një gamë të gjerë aftësish që përfshijnë përshtatshmërinë, zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe komunikimin efektiv. Përkushtimi im për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor nënvizon angazhimin tim për të avancuar komunitetin akademik dhe shkencor.
PUBLIKIME
- Schedlbauer A, Iturrioz I, Ochoa-Lizarralde B, Diercks T, López-Alonso JP, Lavin JL, Kaminishi T, Çapuni R, Dhimole N, de Astigarraga E, Gil-Carton D, Fucini P, Connell SR. A conserved rRNA switch is central to decoding site maturation on the small ribosomal subunit. Sci Adv. 2021 Jun 4;7(23):eabf7547. doi: 10.1126/sciadv.abf7547. PMID: 34088665; PMCID: PMC8177701.
- Schedlbauer A., Kaminishi T., Fabbretti A., Milón P., Han X., OchoaLizarralde B., Capuni R., Gualerzi C.O., Connell S.R., Fucini P. Orthoformimycin inhibits translation elongation by displacing the A-site tRNA and preventing peptide bond formation. bioRxiv. Oct 2021. doi: https://doi.org/10.1101/2021.11.29.470217
- González-Magaña A, Sainz-Polo MÁ, Pretre G, Çapuni R, Lucas M, Altuna J, Montánchez I, Fucini P, Albesa-Jové D. Structural insights into Pseudomonas aeruginosaType six secretion system exported effector 8. J Struct Biol. 2020 Dec 1;212(3):107651. doi: 10.1016/j.jsb.2020.107651. Epub 2020 Oct 20. PMID: 33096229.
- Schedlbauer A, Ochoa-Lizarralde B, Iturrioz I, Çapuni R., Diercks, T., de Astigarraga, E., Fucini P., Connell S.R. Backbone and sidechain NMR assignments for the ribosome maturation factor RimP from Escherichia coli [published online ahead of print, 2020 Apr 17]. Biomol NMR Assign. 2020; doi:10.1007/s12104-020-09943-w ; BMRB Entry 28014.
- Fabbretti A, Çapuni R , Giuliodori AM., Cimarelli, L., Miano, A., Napolioni, V., La Teana, A., Spurio, R. Characterization of the Self-Resistance Mechanism to Dityromycin in the Streptomyces Producer Strain. mSphere.2019;4(5):e00554-19. Published 2019 Sep 25. doi:10.1128/mSphere.00554-19
- Napolioni V, Cimarelli L, Miano A, La Teana A., Çapuni R., Giuliodori A.M., Fabbretti A., Spurio R. Draft Genome Sequence of Streptomyces sp. Strain AM-2504, Identified by 16S rRNA Comparative Analysis as a Streptomyces kasugaensis Strain. Microbiol Resour Announc . 2019;8(38):e00966-19. Published 2019 Sep 19. doi:10.1128/MRA.00966-19
- Kaminishi, T., Schedlbauer, A., Ochoa-Lizarralde, B., de Astigarraga, E., Çapuni, R., Yang, F., Benn, V., Liu, Q., Tan, X., Zhang, M., Connell, S.R., Fucini, P. The third-generation tetracycline KBP-7072 exploits and reveals a new potential of the primary tetracycline binding pocket. Dec 2018. bioRxiv 508218; doi: https://doi.org/10.1101/508218
- Andreas Schedlbauer, Retina Capuni, Jorge Pedro López-Alonsoa, Idoia Iturrioza, Borja Ochoa Lizarralde, Elisa de Astigarraga, David Gil-Cartona, Paola Fucini and Sean Connell. Integrating cryo-EM and NMR data to understand RbfA’s role in ribosome assembly. Poster presentation at Reitoria Universidade Nova de Lisboa, Lisboa, Portugal on June 2018
- Çapuni R, Bektashi I. Sh., Gecaj P., Fiska D., Buzo S. Rheumatoid factors, Anti-MCV Antibody, Anti-JO-1 Antibody levels and Mucoproteins in Rheumatoid Arthritis. Poster presentation on International Congress of Biomedical Sciences in Tirana, Albania on May 2013
PJESËMARRJE NË KONFERENCA
- International Congress of Biomedical Sciences in Tirana, Albania, from 01/05/2013-04/05/2013
- Ribosome Profiling Workshop at Charles Darwin House, London, UK on 27/10/2016
- VIII Ibero-American NMR Meeting-6th Iberian NMR Meeting-9th GERMN Meeting-4th Portuguese RMRMN Meeting at Reitoria Universidade Nova de Lisboa, Lisboa, Portugal from 26/06/2018 to 29/06/2018
- Integrative Structural Biology Course at Institute Pasteur, Paris, France from 16/07/2018-21/07/2018