MSc. Kristiana Gjini | Western Balkans University

MSc. Kristiana Gjini

Asistent Lektore
Departamenti i Shkencave Laboratorike Mjekësore dhe Imazheri
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Bio
Edukimi
Publikime
Msc. Kristiana Gjini është asistent lektore pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe përgjegjëse e Zyrës së Klubeve Studentore dhe Zyrës së Shërbimeve Psiko-Sociale dhe Shëndetësore në universitetin Western Balkans.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në degën “Teknikë Imazheri dhe Radioterapi” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në vitin 2022. Gjatë ndjekjes së studimeve Master në “Radiologji e Avancuar dhe Teknikë Radioterapi” në Universitetin Europian, Tiranë, ajo kreu një vit praktikë në Spitalin Amerikan 3. Pas diplomimit në vitin 2024, ajo ushtroi detyrën e përgjegjëses së Departamentit të Radiologjisë në “Lifeplus Healthcare Center”.

Ka ndjekur disa trajnime dhe workshop-e për Ndihmën e Parë në fusha të ndryshme të Mjekësisë, me fokus të veçantë në Menaxhimin e Traumave, Fizioterapi dhe Diagnostikën Radiologjike.
 Që prej vitit 2021, është pjesë e organizatës së njohur mjekësore “Albanian Health Fund”, duke luajtur një rol kryesor në organizimin e Konferencës Mjekësore “Si të shpëtojmë jetë?”, e cila zhvillohet çdo vit me pjesëmarrjen e një numri të madh studentësh të mjekësisë, si dhe mjekëve dhe infermierëve të njohur nga SHBA.

Në vitin akademik 2024-2025, është pjesë e stafit akademik si asistente pedagoge në Fakultetin e Shkencave Teknike Mjekësore, ku është përgjegjëse për disa lëndë profesionale që synojnë përmirësimin e formimit të stafit të ardhshëm mjekësor.
 Gjithashtu, ajo ushtron funksionin e Përgjegjëses së Zyrës së Koordinimit të Klubeve Studentore dhe Zyrës së Shërbimeve Psiko-Sociale në kuadër të Zyrave të Dekanatit të Studentëve. Në këtë rol, ajo mbikëqyr planifikimin strategjik, menaxhimin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor, me synim rritjen e angazhimit studentor, mirëqenies dhe zhvillimit të aktiviteteve jashtëkurrikulare.
  • Tetor 2022 - Qershor 2024 - Master Shkencor në “Imazheri mjekësore dhe Radioterapi”, Universiteti Europian i Tiranës
  • Shkurt 2023 - Licensuar nga UISH (Urdhri i Infermierit) për të drejtën e ushtrimit të profesionit
  • Tetor 2019 - Korrik 2022 - Diplomuar në bachelor për “Teknik Imazheri dhe Radiologji”
  • Shtator 2016 - Qershor 2019 - Gjimnazi “Janaq Kilica”