MSc. Ladia Qevani | Western Balkans University

MSc. Ladia Qevani

Asistent Lektor
Departamenti i Shkencave Bazë
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Bio
Edukimi
Publikime
Emri im është Ladia Qevani. Kam përfunduar studimet universitare në degën e Biologjisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Më pas, kam ndjekur studimet e ciklit të dytë në të njëjtin institucion, në Master Shkencor, “Biologji Mjedisore”.

Pas diplomimit, kam nisur menjëherë karrierën time profesionale si biologe, fillimisht në fushën e gjenetikës dhe më pas në mikrobiologji. Dëshira për të thelluar njohuritë në një fushë të specializuar më çoi drejt studimeve në Universitetin e Valencias, në Spanjë, ku përfundova një program masteri në Riprodhim të Asistuar Human dhe Embriologji. Gjatë kësaj periudhe, pata mundësinë të përvetësoj teknologjitë më të avancuara dhe praktikat më bashkëkohore të fushës.

Pas përfundimit të masterit, kam punuar si embriologe në një klinikë të specializuar në riprodhimin e asistuar human, ku kam fituar përvojë të thelluar praktike dhe profesionale. Gjithashtu, kam marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore, ndër të cilat veçohet prezantimi i njërit prej publikimeve të mia në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit ujor dhe Zhvillimin e qendrueshëm, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Aktualisht, jam e angazhuar si asistente lektore pranë Universitetit Western Balkans, ku kontribuoj në formimin akademik të studentëve dhe vazhdoj të zhvilloj aktivitetin tim kërkimor.
Tetor 2022 – Prill 2024
Master në Riprodhimin e Asistuar Human dhe Embriologji
Universiteti i Valencias, Spanjë

Tetor 2018 – Nëntor 2020
Master i Shkencave në Biologji Mjedisore
Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Tetor 2014 – Qershor 2018
Bachelor në Biologji
Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
  • Bashkëautore e artikullit  në gjuhën angleze me temë :“Diatoms (BACILLARIOPHYCEAE) and the related biological quality of waters in Kune-Vain,Lezha”
  • Bashkëautore e artikullit në gjuhën angleze me temë “Considerations on primary producers of Lezha wetlands,Albania”.