MSc. Marinela Bregu | Western Balkans University

MSc. Marinela Bregu

Asistent Lektor
Departamenti i Shkencave Bazë
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Bio
Edukimi
Publikime
Marinela Bregu është Asistente Lektore dhe Koordinatore e Laboratorëve të Anatomisë dhe Fiziologjisë në Departamentin e Shkencave Bazë, pranë Universitetit Western Balkans në Tiranë. Ajo ka një formim të fortë akademik në shkencat biomjekësore, dhe kontribuon në mënyrë aktive në mësimdhënie dhe organizimin e seancave praktike laboratorike për programet e mjekësisë dhe shkencave të aplikuara.

Marinela është e specializuar në integrimin e teknologjive të avancuara në edukimin mjekësor, përmes pajisjeve si Tavolina Anatomage dhe Sistemet Biopac për Fiziologji, të cilat i përdor në trajnimet e anatomsë klinike dhe të fiziologjisë. Ajo gjithashtu udhëheq seanca mësimore të bazuara në raste klinike (Case-Based Learning) për studentët e mjekësisë dhe është përfaqësuese aktive e universitetit në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Në veprimtarinë e saj shkencore, ajo ka prezantuar tema bashkëkohore si përdorimi i inteligjencës artificiale në mjekësi dhe integrimi i teknologjive digjitale në edukim dhe praktikë klinike. Ajo zotëron disa gjuhë (shqip, anglisht, turqisht, gjermanisht) dhe është e angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional në fushat e inovacionit në shëndetësi, edukimit biomjekësor dhe teknologjive digjitale në mjekësi.


Arritje Kryesore dhe Pjesëmarrje Profesionale

· Menaxhere e Laboratorëve të Anatomisë dhe Fiziologjisë në Universitetin Western Balkans, me fokus në infrastrukturë moderne dhe teknologji edukative.
· Fituesja e Çmimit “Social Media Challenge” në Konferencën e 4-t Evropiane të Anatomage – Milano, Itali (Tetor 2024).
· Trajnim i certifikuar për Tavolinën Anatomage (Korrik 2023) – për përdorim në anatomi, fiziologji dhe histologji.
· Trajnere dhe pjesëmarrëse në mbi 15 webinare ndërkombëtare të organizuara nga Biopac System (EEG, , interface tru-kompjuter (BCI), realitet virtual etj).
· E certifikuar në Inteligjencë Artificiale (Accenture, 2023) dhe në Aftësi të Avancuara Komunikimi (King’s College London, University of Law, UK).
· Pjesëmarrëse në Programin Erasmus+ Blended Intensive (Itali, 2024) – “Roli multidisiplinar i profesionistëve të shëndetit në kujdesin e integruar spitalor dhe komunitar.”
· Referuese në Takimin Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore 7 – “Integrimi i teknologjive digjitale në mjekësi” (Nëntor 2024).
· Referuese në programin Erasmus+ BIP – “Integrimi i  inteligjencës artificiale në fushën mjekësore” (Korrik 2024).
· Referuese në Takimin Kombëtar të Shkencave Mjekësore 12 – “Pirja e duhanit tek grupmoshat e reja” (Maj 2024).
· Referuese në Kongresin Ndërkombëtar të Kujdesit Shëndetësor – “Vlerat dhe zhvillimi i kompetencave profesionale në infermieri” (Tetor 2023).
· Anëtare e jurisë në Panairin Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë (2024 & 2025).
· Referuese, trajnuese për nxënës të shkollave të mesme në fushen e mjekësis.

Master i Shkencave (MSc) në Infermierinë Kirurgjikale, me temë diplome: “Zbatimi i Kirurgjisë Robotike në Shqipëri: Mundësitë, Sfidat dhe Perspektivat”.
Universiteti Western Balkans, Tiranë
2022 – 2024 (në përfundim)

Bachelor në Shkenca të Infermierisë së Përgjithshme
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
2019 – 2022