Unë quhem Olsa Ramadani dhe jam e diplomuar ne master shkencor në universitetin e mjekesise ne Tirane ne degen teknik laboratori. Prej gati katër vitesh kam vënë në praktikë njohuritë e mia duke punuar si teknik laboratori mjekësor. Kjo eksperience më ka dhënë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e mia në sektorin e shëndetit dhe shkencave.
Gjithashtu, kam qenë pjesë e organizatave (United Youth Association Albania, Albanian Committee of Medical Students, Youth Regional Network) dhe aktiviteteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat trajtonin tema mjekësore, rininë, synimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe më shumë. Kam demonstruar sukses në sigurimin e rrjedhës së punës së shumë aktiviteteve pasi kam marrë role të ndryshme nga menaxhimi i projekteve dhe kryesimi i konferencave si: Modeli i Kombeve të Bashkuara ne Shqiperi.
Duke u bazuar në përvojën time në fushën e mjekesise, jam shumë e motivuar qe pasionin tim për shkencat shëndetësore ta coj në një kontekst më të gjerë dhe të filloj në këtë rol të ri si asistent lektor në universitetin Western Balkans. Jam e emocionuar që do të jem në një mjedis të ri ku jo vetëm do të jem në gjendje të shfaq aftësitë e mia, por edhe të përmirësohem dhe të zotëroj të reja.