Punoj si asistente lektore në Departamentin e Stomatologjisë në Universitetin Western Balkans. Gjate angazhimit tim ne WBU kam marre pjese ne praktikat e studenteve ne lenden e Morfologjise Dentare,Dentistrise Konservative Paraklinike te studentet e Stomatologjise dhe gjithashtu ne lenden e Anatomise se Pergjithshme dhe Fiziologjise se Mastikacionit te studentet e vitit te pare te laboranteve dentare. Te jap dije te brezi i ri i stomatologeve eshte nje pergjegjesi e madhe dhe kenaqesi ne te njejten kohe dhe e bej me plot deshire cdo ore mesimi.
-Fillova studimet në degën Stomatologji në vitin 2016 në Fakultetin e Mjekësisë Dentare,pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Jam diplomuar me rezultate të larta në vitin 2021 dhe kam mbrojtur diplomën me temë ”Vlerësimi i klasave të Kennedy-t dhe nënklasave”, pranë departamentit të Ortopedisë,ku jam vlerësuar maksimalisht.
-Punoj si Mjeke Stomatologe pranë një klinike dentare private.
-Kam marrë pjesë në shumë trajnime dentare dhe mjekësore në lidhje me tematika të ndryshme nga ku mund të përmend “Restaurimet në zonën anteriore me kompozit”dhe trajnime lidhur me terapinë kanalare.
-Kam qenë aktive në Konferenca të Shkencave Mjekësore me referime të punimeve shkencore dhe si bashkëautore referimeve të rasteve klinike nga ku mund të përmend “Vleresimi i klasave te Kennedy-t dhe nenklasave” “Agenezia e incizivëve lateralë maksilarë”.
• 11-12 Prill 2023-Pjesëmarrje në trajnimin mbi punimet estetike me kompozit në regjionin anterior,udhëhequr nga Dr. Dimitris Tsanakisidis.
• 11-14 Maj 2023-Pjesëmarrje në Kongresin e 26-të Ballkanik të Stomatologjisë, bashkë autore në studimin e prezantuar në Kongres me temë “Agenezia e incizivëve lateralë maksilarë(Rast klinik)”.
• 5 Tetor 2023-Pjesëmarrje në trajnimin me temë “Menaxhimi ortodontik i Gummy Smile, pa ndërhyrje kirurgjikale” udhëhequr nga Dr.Bader Borgan.
• Nëntor 2023- Pjesëmarrje në edicionin e 6-të të Kongresit Ndërkombëtar të Shkenca Mjekësore duke paraqitur studimin “Vlerësimi i klasave te Kennedy-t dhe nënklasave”.
• Nëntor 2023- Bashkëautor i studimit me titull “Frekuenca e zakoneve jo-nutritive ushqyese dhe korrelacioni i tyre me anomalitë dentare tek fëmijët që ndjekin shkollën”.
• 9 mars 2024- Pjesëmarrje ne trajnimin me teme “Everyday excellence in straight wire treatment”.