Prof. Assoc. Dr. Elizabeta Susaj | Western Balkans University

Prof. Assoc. Dr. Elizabeta Susaj

Profesore
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit
Bio
Edukimi
Publikime
Prof. Assoc. Dr. Elizabeta Susaj është personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Teknologjisë dhe Biznesit, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Western Balkans University. Prof. Susaj është anëtare e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si dhe këshilltare akademike dhe koordinatore e programit “Master i Shkencave” në Nanoteknologji, 

Ajo është diplomuar në vitin 1989 në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku ka kryer gjithashtu edhe studimet pasuniversitare dhe ka marrë titullin “Master Shkencor” në Hortikulturë (2003). Më pas, ka kryer studimet pasuniversitare në Mediterranean Agronomic Institute of Chania - MAICh, Kretë, Greqi, një ndër katër institutet e Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare, me qendër në Paris, Francë, ku ka marrë titullin “Master Shkencor” në “Gjenetikën e Hortikulturës dhe Bioteknologji” (2004), njehsuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (2009). Në vitin 2006, ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” në Fushën e Bujqësisë, dhe nga viti 2014 mban titullin akademik “Profesor i Asociuar”. 

Prof. Susaj ka një eksperiencë të gjatë profesionale e shkencore në fushën e bujqësisë dhe të mjedisit, prej më shumë se 35 vjetësh, si dhe më shumë se 15 vjet në arsimin e lartë. Eksperienca e saj përfshin disa institucione kërkimore dhe shkencore të vendit, si Instituti i Perimeve dhe Patates, Tiranë, (2002-2006), Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë (2006-2012), Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pranë Bashkisë së Tiranës (2012-2015), etj. Ka kryer, gjithashtu, një sërë trajnimesh e kualifikimesh pasuniversitare, brenda e jashtë vendit, si në University of Missouri – Columbia dhe Michigan State University, ShBA, Egjipt, Çeki, etj. 
Në vitin 2017, është certifikuar si eksperte mjedisi për hartimin e raporteve të VNM, kryerjen e auditimeve mjedisor, hartimin e ekspertizave për problemet mjedisore, etj.

Paralelisht me veprimtarinë bazë të saj profesionale, Prof. Susaj ka qenë e angazhuar në procesin e mësimdhënies si personel akademik me kohë të plotë dhe të pjesëshme pranë institucioneve publike e private të vendit, si Universiteti Polis (2015-2022), Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë (2011-2015), Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Prishtinë, Kosovë (2013-2014), Institucioni i Arsimit të Lartë Privat, Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel, (2009-2011), dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës (2006-2009). Ajo ka qenë udhëheqëse e rreth 30 temave të diplomës në programet Bachelor në “Studime Mjedisore” dhe "Master i Shkencave" në Menaxhim Mjedisor Urban në Universitetin Polis, si dhe bashkëudhëheqëse e dy doktoratave, Universiteti Polis në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, Itali.

Është autore e bashkëautore e 12 librave shkencorë e profesionalë, dy monografive, njëra nga të cilat e botuar në 7 gjuhë të huaja, dhe një kapitulli libri, publikuar nga Oxford Publishing House. Aktiviteti kërkimor dhe shkencor i Prof. Asoc. Dr. Elizabeta Susaj përfshin gjithashtu 54 artikuj shkencorë, disa nga të cilët të vlerësuar me faktor impakti, Scopus ose Web of Sciences, si dhe 58 pjesëmarrje me prezantime në konferenca e simpoziume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, të publikuara në Proceeding dhe Abstract Book. Është anëtare e Bordit Editorial të American Journal of Environmental Science and Engineering, anëtare e Bordit Editorial të SCIREA Journal of Environment, anëtare e Bordit Editorial të Online International Interdisciplinary Research Journal (OIIRJ), anëtare e Bordit Këshillimor të International Education E-Journal,  anëtare e përherëshme e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave,  dhe anëtare e disa shoqatave shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si anëtare e International Society for Development and Sustainability (ISDS), Japoni, Balkan Environmental Association (B.E.N.A), BALOWIS Association,  International Federation of Agricultural Journalists (IFAJ), Albanian Association of Agricultural Journalists (AAAJ), etj. Njeh dhe përdor shumë mirë disa gjuhë të huaja, si Anglisht, Rusisht, dhe më pak Greqisht, Arabisht dhe Italisht.
  • 15 Dhjetor 2014:  Titulli akademik “Profesor i Associuar” (Prof. Assoc. Dr).  Universiteti "Fan S. Noli" Korçë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Gjenetikë, Përmirësimi Gjenetik i Bimëve, etj.
  • 08 Maj 2006:  Grada shkencore “Doktor i Shkencave” (PhD) në fushën e Bujqësisë (Hortikulturë) Departamenti i Hortikulturës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Titulli i temës së doktoraturës: "Aftësia e Përgjithshme Kombinative (APK) dhe Aftësia e Veçantë Kombinative (AVK) e disa linjave të pastra të kastravecit" Fusha e studimit: Përmirësimi gjenetik i bimëve hortikulturore, veçanërisht i kastravecit, përmirësimi i teknologjive të kultivimit të perimeve, etj.
  • 30 Korrik 2004:  Diplomë e Studimeve Pasuniversitare në Gjenetikën e Hortikulturës dhe  BioteknologjiMediterranean Agronomic Institute of Chania, Greece (MAICh - CIHEAM). (CIHEAM - the International Centre for Advanced Mediterranean Agronomic Studies) (Institucion Publik Ndërkombëtar Edukimi dhe Kërkimi Shkencor) Diploma Nr. D00000954, lëshuar në Paris, më 30 Korrik 2004, njehsuar si Diplomë e Nivelit të Dytë nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Njohjes së Diplomave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Nr. Regjistrit 1294, datë 08.01.2009) Drejtimi: Gjenetikë, Bioteknologji, Biokimi, Biologji Molekulare, Përmirësimi Gjenetik i bimëve dhe Prodhimi i Farërave, vlerësimi i rrezikut të bimëve OMGJ, etj.
  • Korrik 2003: Master Shkencor Departamenti i Hortikulturës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës  Drejtimi: Prodhimi i bimëve hortikulturore (pemëve frutore, perimeve dhe luleve), përmirësimi gjenetik i bimëve përmirësimi i teknologjive të kultivimit, etj.
  • Janar 1989: Diplomuar “Agronom i lartë” në Hortikulturë (Perimtari) (Master i Integruar)  Departamenti i Hortikulturës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës
  • 22 Qershor 2017:  Certifikuar “Ekspert Mjedisi”  Ministria e Mjedisit, Nr. 5139 Prot, datë 22.06.2017, Nr. Identifikues 351 Drejtimi: Certifikuar për hartimin e raporteve të VNM, për të kryer auditimin mjedisor, hartimin e ekspertizave për probleme mjedisore dhe thirrjen si ekspert për të vlerësuar një raport VNM ose rezultatet e një auditimi.
Libra
1.      Susaj, E. (2021). “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis II – VNM II”. 291 faqe. Botues: Enja, 2021, ISBN 978-9928-358-65-3. 
2.      Susaj, E. (2021). “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis I – VNM I”. 384 faqe. Botues: Enja, 2021, ISBN: 978-9928-330-74-1. 
3.      Susaj, E. (2014). “Bioteknologjia e Bimëve II”. Botues: EMAL, ISBN: 978-9928-04-211-8. 
4.      Susaj, E. (2011). “Bioteknologjia e Bimëve I”. Botues:  ALB-SHOP, ISBN 978-99956-820-8-8.
5.      Susaj, E., Susaj, L. (2022). Ampelographic Evaluation of Several Grapevine Cultivars in Albania: Characterization and evaluation of the main phenological, vegetative and productive characters” (monograph) (English). Publisher: LAP Lambert Academic Publishing, ISBN: 978-620-5-52918-8.  Publikuar gjithashtu në Gjermanisht nga Verlag Unser Wissen me ISBN: 978-620-6-35920-3; në Portugalisht nga Edições Nosso Conhecimento me ISBN: 978-620-6-35924-1; në Spanjisht nga Edições Nosso Conhecimento me ISBN: 978-620-6-35922-7; në Italisht nga Edizioni Sapienza me ISBN: 978-620-6-35921-0; në Frëngjisht nga Editions Notre Savoir me ISBN: 978-620-6-35923-4 dhe në Rusisht nga Sciencia Scripts me ISBN: 978-620-6-35925-8). 
6.      Susaj, L., Çakalli, A., Susaj, E. (2005). “Resurse gjenetike   të hardhisë” (monografi). Botues Toena, ISBN: 99927-1-77-6- 9.
7.      Susaj, L., Susaj, E. (2015). “Albania” (Kapitull). In: “The Oxford Companion to WINE”, Fourth Edition, edited by Jancis Robinson and Julia Harding, Publisher: Oxford University Press, ISBN 978-0-19-870538-3, pp. XV, XXX, 10, 51.
 
Artikuj shkencorë
1.      Susaj, E., Susaj, L. (2023). Resistance of the main Albanian indigenous grapevine cultivars to downy mildew (Plasmopara viticola) and grey rot (Botrytis cinerea Pears.). Journal of Environmental Protection and Ecology 24, No 7, 2258–2266 (2023).  ISSN: 1311-5065. Scopus. IF: 0.657.  https://scibulcom.net/en/article/3TvnzyxFHXyUit0xPFd5
2.      Susaj, E., Kucaj, E., Susaj, L. (2023). Impact of car wash wastewater on the surface water quality in Shkoza, Tirana, Albania. Journal of Environmental Protection and Ecology (JEPE), Vol. 24 (1): pp.1-9, January 2023. ISSN: 1311-5065. Scopus. IF: 0.657 https://scibulcom.net/en/article/E1noOs06XW2rMeRKygwz
3.      Duhanaj, Gj., Susaj, E., Susaj, L. (2022). Ampelographic evaluation of the main phenological, vegetative and productive characters of White Shesh grapevine cultivar, under Tirana climate conditions. International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), Vol. 12 (4): 33-38 (2022), ISSN: 2224-4980, IF = 2017: 1.811, Clarivate- Web of science core collection: JCI: 2021=0.04 ICV = 2021:100.0, https://doi.org/10.31407/ijees12.405, https://doi.org/10.31407/ijees, https://doi.org/10.31407/ijees12.4
4.      Susaj, E., Susaj, L. (2023). Expression of phenological and technological characteristics of the red wine grapevine ‘Kallmet’ in two different altitude locations of Albania. Journal of Hygienic Engineering and Design (JHED), Vol. 44, pp. 178-184. ISSN: 1857-8489.  https://keypublishing.org/jhed/wp-content/uploads/2023/09/21.-Full-paper-Elizabeta-Susaj.pdf
5.      Susaj, E., Susaj, L. (2023). Productivity and Oenological Characteristics of Nine Clones of ‘Ceruja’ White Wine Grapevine Variety in Lis, Mat, at North-Eastern Part of Albania. Journal of the Austrian Society of Agricultural Economics (JASAE), Volume 19, Issue 07, July, 2023, JASAE-18-07-2023-266, pp. 1825-1834. ISSN: 18158129, E-ISSN: 18151027, Scopus, Q4 SJR: 0.11. https://www.sagepublisher.com/article/productivity-and-oenological-characteristics-of-nine-clones-of-ceruja-white-wine-grapevine-variety-in-lis-mat-at-north-eastern-part-of-albania
6.      Susaj, E., Nikolla, M., Susaj, L. (2022). Impact of Cluster Thinning on Yield Features and Wine Quality of Black Shesh Grapevine Cultivar in Lis, Mat, at North-Eastern Part of Albania. Journal of the Austrian Society of Agricultural Economics (JASAE), Vol 18, Issue 11, December, 2022, JASAE-28-11-2022-192 pp. 1327-1334. ISSN: 18158129 E-ISSN: 18151027, Scopus, Q4. SJR: 0.11. https://www.sagepublisher.com/article/impact-of-cluster-thinning-on-yield-features-and-wine-quality-of-black-shesh-grapevine-cultivar-in-lis-mat-at-north-eastern-part-of-albania
7.      Susaj, E., Susaj, L., Voci, F., Brahimi, F., Hodaj, B., Paçe, H., Subashi, Y., Ferraj, B. (2013). Effect of cluster thinning on productivity indicators and wine quality of the indigenous red wine grapevine cultivar “Kallmet” in Mjeda, Shkodër, in North-western part of Albania. Journal of Food, Agriculture and Environment (JFAE) (science and technology). WFL Publisher Helsinki Finland, Vol. 11 (3&4) July-October 2013: pp. 1109-1014. Thomson Reuters IF = 0.517. http://world-food.net/download/journals/2013-issue_3&4/2013-issue_3&4-agriculture/a75.pdf DOI: https://doi.org/10.1234/4.2013.4790 
8.      Susaj, L., Susaj, E., Belegu, M., Mustafa, S., Dervishi, B., Ferraj, B. (2013). Effects of different weed management practices on production and quality of wine grape cultivar Kallmet in North-western Albania. Journal of Food, Agriculture and Environment (JFAE) (science and technology). WFL Publisher Helsinki Finland, Vol. 11 (1) January-March 2013: pp. 379-382. Thomson Reuters IF = 0.517. http://world-food.net/download/journals/2013-issue_1/2013-issue_1-agriculture/20_2.pdf. DOI: https://doi.org/10.1234/4.2013.3890 
 
Pjesëmarrje në konferenca, simpoziume, kongrese ndërkombëtare, botuar në Proceedings
1.      Susaj, E., Susaj, L. (2022). Assessment of Noise Emission Levels and Acoustic Pollution near Tirana International Airport "Mother Teresa", Albania. CEUR Workshop Proceedings, Vol. 3293, ISSN 1613-0073. Proceedings of the 10th International Conference on Information and Communication Technologies in Agriculture, Food and Environment (HAICTA 2022) Athens, Greece, September 22-25, 2022. Session 6: Environment – Policy), pp. 217-221, https://ceur-ws.org/Vol-3293/paper42.pdf
2.      Susaj, E., Kucaj, E., Qaja, B. (2018). Assessment of possible effects on ecosystems of small hydropower plants under construction in Valbona Valley National Park, Albania.  Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 9 – Water ecosystem [ECO/07]: pp. 96-108. POLIS Press ISBN: 978-9928-4459-6-4.
3.      Terpo, A., Rembeci, G., Susaj, E. (2018). Using GIS as an Urban Planning Methodology - Case Study, Dropull Municipality. Proceedings Book of the 1st Western Balkan Conference on GIS, Mine Surveying, Geodesy and Geomatics, Tirana, Albania, 3-4 October 2018, Chapter 2, Scientific Full Papers, GIS Session: pp. 38-50. ISBN: 978-9928-07-599-4. https://docs.wixstatic.com/ugd/6500a0_298bff55c2294655bba80b5c45692f9d.pdf    
4.      Kucaj, E., Susaj, E., Rusi, I., Qaja, B. (2018). Heavy metals concentration in agricultural soils around the metallurgic Elbasan, Albania. Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 12 – Balancing ecosystems [ECO/11]: pp. 131-138. POLIS Press ISBN: 978-9928-4459-6-4. 
5.      Qaja, B., Susaj, E., Kucaj, E. (2018). Development of Pan-European Road Corridor X in Last Two Decades. Conference Proceedings of the TAW2018 [CO] Habitation Tactics Imaging future spaces in architecture, city and landscape. International Scientific Conference, Polis University, Tirana 20-23 September 2018, Scientific session 2 – Mobility future challenges [MOB01]: pp. 517-524. POLIS Press, ISBN: 978-9928-4459-6-4.
6.      Susaj, E., Kucaj, E., Laçi, E., Susaj, L. (2017). Environmental Impacts Assessment of Chromium Minings in Bulqiza Area, Albania. Conference Proceedings Book, Vol. 2, 13th International Conference on Social Sciences (ICSS XIII 2017), Vienna, Austria, 6-7 October 2017, ISBN: 9788890916120, pp. 386-392. https://books.revistia.com/files/proceedings/13th_ICSS_2017_Proceedings_Book_Vol2_ISBN_9788890916120.pdfhttp://books.euser.org/files/proceedings/13th_ICSS_2017_Proceedings_Book_Vol2_ISBN_9788890916120.pdf
7.      Susaj, E., Susaj, L., Pogoni, R., Susaj, M. (2017). Assessment of the Urban Green Space in Relation to the Health and Wellbeing of Citizens in Tirana, Albania. Congress Book of the 2nd International Balkan Agriculture Congress, 16-18 May 2017, Tekirdağ, Turkey: pp. 591-597. ISBN: 978-605-4265-49-7.