Iris Allajbeu | Western Balkans University

Prof. Asoc. Dr. Iris Allajbeu

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Iris Allajbeu është eksperte e radiologjisë e cila punon si Profesore e Asociuar për Kërkimet e Avancuara Klinike në Universitetin e Kembrixh. Ajo është diplomuar për Mjekësi në Universitetin e Ankarasë, në vitin 2004. Ajo ishte pjesë e Radiologjisë për 3 vite në Universitetin e Ankarasë nga viti 2004 deri në 2007, dhe pastaj përfundoi vitin e fundit të studimeve në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, në qershor 2008. Në vijim ajo zhvilloi një praktikë 3-mujore në “Imazheri Kardiake” në Universitetin e Grazit, ndjekur nga një stazh klinike në “Imazheri Kardiovaskulare” në Spitalin Amerikan të Tiranës, nga shtatori 2008 deri në mars 2009. Prof. Allajbeu filloi punën si eksperte në Spitalin Amerikan në Tiranë në prill të 2009, ku u bë Kryetare e Departamentit të Radiologjisë në vitin 2012. Në vitin 2015, ajo mori titullin “Doktor” në Imazheri Kardiovaskulare; teza e saj “Angiografia Koronare CT dhe korrelacioni i saj me faktorët tradicionalë të rrezikut të sëmundjes arteriale koronare në Shqipëri” u vlerësua si “Punimi më i mirë'. Ajo ka qenë lektore klinike në Universitetin e Tiranës gjatë periudhës 2015-2018, duke mësuar studentët e Mjekësisë dhe ato të Radiologjisë, dhe ka organizuar disa konferenca mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është Zv. Presidente e Shoqatës Shqiptare të Radiologjisë dhe anëtare aktive e ECR, EUSOBI dhe RSNA, si dhe rishikuese për disa revista radiologjike.

Prof. Allajbeu u bashkua për herë të parë me studion BRAID si një vizitore kërkuese në nëntor të 2018. Pas marrjes së regjistrimit të saj në GMC, ajo punoi si një e ftuar nderi në periudhën 2019-2020 në Universitetin e Kembrixhit, dhe pastaj u emërua si Profesoreshë e Asociuar për Kërkimet e Avancuara Klinike /Konsulente nderi në tetor 2020, nga studioni BRAID.

Hulumtimi aktual i saj është i fokusuar në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë, duke përdorur modalitete të imazhit shtesë si Ultrasound të Automatizuara të Gjirit, Mamografi me Kontrast të Përmirësuar dhe MRI të Shkurtuar (studioni BRAID) me Profesoreshën Fiona J Gilbert dhe grupin e hulumtimit të gjirit. Ajo po punon gjithashtu në disa studime AI dhe Radiomiks për Gjinjtë.

Eksperiencat në mësimdhënie dhe trajnime
• 12/10/2015 - 08/06/2018: Lektore, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Imazheri Kardiovaskulare dhe e Gjirit
• 2018-2019: Trajnim ABUS dhe ABB-MRI për radiologji në Njësinë e Gruas në Universitetin e Kembrixh për studion BRAID
• 2018-2019: Lektore, Shoqata Shqiptare e Edukimit Mjekësor Aktivitete Shkencore dhe seminare
• 2019- aktualisht: Mban ligjërata të rregullta për studentët e Radiologjisë në Universitetin e Kembrixhit

Eksperienca menaxheriale
• Koordinatore e Bordit për Imazherinë e Avancuar, IMCA 
• Kryetare e Komitetit të Radiologjisë dhe Rrezikut nga Rrezatimi, Spitali Amerikan, Tiranë 
• Zëvendëskryetare e Komitetit të Vlerësimit të Pacientëve dhe Komitetit të Trajtimit Mjekësor, Spitali Amerikan, Tiranë 
• Zëvendëskryetare e Komitetit të Vlerësimit të Pacientëve, Spitali Amerikan, Tiranë 
• Komiteti i Infeksionit, Spitali Amerikan, Tiranë 
• Drejtor i Menaxhimit të Cilësisë, Spitali Amerikan, Tiranë

Publikime dhe punime të zgjedhura

  • Baxter GC, Patterson AJ, Woitek R, Allajbeu I, Graves MJ, Gilbert F. Improving the image quality of DWI in breast cancer: comparison of multi-shot DWI using multiplexed sensitivity encoding to conventional single-shot echo-planar imaging DWI. Br J Radiol. 2021;94(1119):20200427
  • Allajbeu Iris, Sarah E Hickman, N Payne, Penelope Moyle, Kathryn Taylor, Nisha Sharma and Fiona J. Gilbert. “Automated Breast Ultrasound: Technical Aspects, Impact on Breast Screening, and Future Perspectives.” Current Breast Cancer Reports 13 (2021): 141 – 150.
  • Vinnicombe S, Harvey H, Healy NA, et al. Introduction of an abbreviated breast MRI service in the UK as part of the BRAID trial: practicalities, challenges, and future directions. Clinical Radiology. 2021 Jun; 76(6):427-433. DOI: 10.1016/j.crad.2021.01.020.
  • Gilbert FJ, Hickman SE, Baxter GC, Allajbeu I, James J, Caraco C, Vinnicombe S. Opportunities in cancer imaging: risk-adapted breast imaging in screening. Clin Radiol. 2021 Oct;76(10):763-773. doi: 10.1016/j.crad.2021.02.013. Epub 2021 Apr 2. PMID: 33820637
  • Rundo L, Beer L, Escudero Sanchez L, Crispin-Ortuzar M, Reinius M, McCague C, Sahin H, Bura V, Pintican R, Zerunian M, Ursprung S, Allajbeu I, Addley H, Martin-Gonzalez P, Buddenkotte T, Singh N, Sahdev A, Funingana IG, Jimenez-Linan M, Markowetz F, Brenton JD, Sala E, Woitek R. Clinically Interpretable Radiomics-Based Prediction of Histopathologic Response to Neoadjuvant Chemotherapy in High-Grade Serous Ovarian Carcinoma. Front Oncol. 2022 Jun 16; 12:868265
  • I Allajbeu, N Payne, V Papalouka, N Healy, P Moyle, K Morris, C Van Litsenborgh, FJ Gilbert. ‘Quantification of enhancement intensity and pattern of benign and malignant lesions in contrast enhanced spectral mammography and its correlation with magnetic resonance imaging enhancement patterns’ Conference Paper, EMJ July 2022
  • Vacuum Assisted Excision (VAE) as an alternative to open surgical excision for B3 lesions in a screening clinical unit; research presentation, ECR 2020
  • Automated Breast Ultrasound (ABUS) in patients with dense breasts: Correlation between degree of Shadowing and breast composition on US and Mammogram; Research Presentation, RSNA 2020
  • Comparison of 3 abbreviated breast MRI protocols in a screening population: a reader study; Research Presentation, ECR 2021