Klodian Shehi | Western Balkans University

Z. Klodian Shehi

Biografia

Z. Klodian Shehi zotëron një karrierë të gjatë në Media dhe Shtëpi Botuese si Redaktor, si dhe Pedagog në Universitet për Media dhe Komunikim. Ai është diplomuar në Gazetari, Në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Zotëron gjithashtu Master në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. 2013 e në vazhdim z. Shehi është kandidat për Doktoraturë, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori- Filologji. 

Ai ka punuar si redaktor në Shtëpinë Botuese ‘’Prizmi’’, kryeredaktor dhe Drejtor Ekzekutiv i Shtepisë Botuese “Zambaku”, drejtor i revistës javore “Java”, kryeredaktor dhe drejtor i revistës online www.gazetastart.com. Përsa i përket eksperiencave të tij në fushën e pedagogjisë, z. Shehi ka punuar si pedagog në Universitetin “Hëna e Plotë Beder”, si dhe përgjegjës i “Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë” po në Universitetin “Hëna e Plotë Beder”.  Ai ka mbajtur dhe rolin e drejtorit operacional në Shoqërinë “Kilic Aquakulturë Albania sh.a” dhe në vitet 2016-2019 drejtor ekzekutiv i “Diavita sh.p.k”. 

Në vitin 2019 ai iu bashkua kompanisë Diaverum në rolin e Menaxherit për Shqipërinë në vitin 2019, pasi Diaverum bleu 5 klinika. Përveç këtij roli ai gjithashtu ishte dhe Drejtor Operacional i kësaj kompanie.