Technology Center of Excellence, në bashkëpunim me Mazars Albania & Kosovo, CC LAW SHPK, Gold n' Links dhe Western Balkans University mundësuan një CyberSeminar, i cili u mbajt në ambientet e Hotel Maritim Plaza.
Gjatë këtij seminari, eksperti izraelit i sigurisë kibernetike Roi Shaposhnik shpjegoi në mënyrë të detajuar hapësirën kibernetike dhe rreziqet që sulmet kibernetike sjellin.
Lior Barash, foli mbi mënyrën e përdorimit të Acker, Itai Melchior tregoi dëmet financiare që sulmet #ransomware shkaktojnë në botë dhe mënyrat se si mund ti parandalonim ato të cilat u shpjeguan nga Tzvika Ben-Nun, pjesë e Minerva Labs.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e raundit të parë të këtij seminari, të cilët ishin me ne gjatë këtij procesi i cili sjell ndryshim, zhvillim dhe zgjerim të njohurive mbi sfidat e shumta kibernetike qe Shqipëria has.
Pjesëmarrës të seminarit ishin përfaqësues kompanive shqiptare dhe institucioneve si: Vodafone Albania, Infosoft, Ministria e brëndshme, Conad Albania, BKT, Cored, Abissnet, Bank of Albania, Union Bank, Moriner Adriatic, Albsig, Alfa Services Sh.p.k, Barleti University, etj.