Leksion i hapur për European Laboratory Day 2025 | Western Balkans University

Leksion i hapur për European Laboratory Day 2025

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Leksion i hapur për European Laboratory Day 2025

14/11/2025 11:00 A202

Në kuadër të European Laboratory Day 2025, një ditë që nderon punën, pasionin dhe përkushtimin e laboratorëve në mbarë Europën, Western Balkans University organizon një leksion të hapur me temë: “Exploring Antibodies: Protectors, Detectors, and Therapeutic Pioneers”.

Ligjërata do të mbahet nga Dr. Eldores Sula, Drejtor i Departamentit të Shkencave të Jetës dhe Inxhinierisë në Western Balkans University.

 Dr. Sula është doktor i Shkencave në Biologjinë Molekulare nga Universiteti i Tiranës, me eksperiencë kërkimore në biomarkerë molekularë, imunologji dhe ndikimin e ndotësve në shëndetin e njeriut.

Ky event sjell në vëmendje rolin thelbësor të antitrupave në diagnostikë, mbrojtje imunitare dhe terapitë e avancuara, duke ofruar një sesion të informuar dhe frymëzues për studentët dhe publikun e gjerë.