Leksion i hapur me Dr. Leidon Shapo: Përparime dhe Sfida në Shëndetin Publik | Western Balkans University

Leksion i hapur me Dr. Leidon Shapo: Përparime dhe Sfida në Shëndetin Publik

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Leksion i hapur me Dr. Leidon Shapo: Përparime dhe Sfida në Shëndetin Publik

26/11/2025 08:00 A202

Universiteti Western Balkans ka kënaqësinë të njoftojë zhvillimin e një ligjërate të hapur me Dr. Leidon Shapo, MD, MScPH, FRSPH, Specialist i Lartë në Shëndetin Publik me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj seance, Dr. Shapo do të trajtojë disa nga çështjet më aktuale të shëndetit publik, duke përfshirë ndikimin afatgjatë të COVID-19 në shëndetin e popullsisë, sfidat në rritje të sëmundjeve të reja infektive, si dhe rëndësinë e shëndetit të zorrëve në imunitet dhe rezistencë.

Me një përvojë të gjerë profesionale në organizata ndërkombëtare si OBSH, UNDP, UNICEF, dhe me një rol aktiv në përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj COVID-19, Dr. Shapo sjell një perspektivë të thelluar dhe të bazuar në prova shkencore mbi politikat e vaksinimit, kujdesin për të moshuarit dhe mbrojtjen globale të shëndetit.

Ligjërata synon t’i ofrojë studentëve dhe stafit akademik një kuadër më të qartë mbi zhvillimet aktuale të shëndetit publik dhe sfidat që do të shënojnë dekadat e ardhshme.

Ky aktivitet nënvizon edhe një herë angazhimin e WBU-së për të sjellë ekspertizë ndërkombëtare, dije shkencore dhe diskutim profesional në kampus.