"Arti i të folurit në publik", është tema e trajnimit që do të realizohet në Universitetin Western Balkans nga Arlinda Çausholli, eksperte e komunikimit, në kuadër të programit "Fit for future".
Trajnimi do të zhvillohet më 25.04.2024 në orën 13:00 në Godinën A, Kati 0, Salla Auditorium.
Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi, me një përvojë 20-vjeçare. Themeluese dhe udhëheqëse e Programit të suksesshëm të Komunikimit "Fit For Future", program komunikimi, zhvillimi personal, motivimi dhe bashkëveprimi qytetar.