"Aesthetic Medical Training on Dermal Filler and Botulinum Toxin", është një trajnim i organizuar nga Universiteti Western Balkans.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë emrin e një trajnereje estetike ndërkombëtare, Assoc.Prof.Dr. Monika Fida, së bashku me dy emra të njohur në fushën e Dermato-Venerologjisë, Dr. Elna Cano, MD, PSA, PhD dhe Dr. Ela Treko, MD, PSA, të cilat do të trajnojnë pjesëmarrësit në aspektet teorike dhe aftësitë praktike të estetikës.
Duke filluar me sigurimin e informacionit teorik mbi anatomisë e kokës, qëllimi i këtij programi trajnimi dy-ditor është të theksojë rëndësinë e aplikimit të duhur të produkteve të fillerëve dhe toksinës botulinum si pajisje mjekësore. Do të ketë koncepte teorike mbi karakteristikat e produkteve, cilësitë dhe njësitë që do të përdoren. Për më tepër, ky program përfshin informacion mbi zgjedhjen e duhur të fillerëve dermal dhe toksinës botulinum, si një faktor kyç për arritjen e rezultateve estetike natyrale dhe të qëndrueshme. Teknikat e injektimit si dhe dozimi i aplikimit do të diskutohen dhe demonstrohen praktikisht në pacientë nga trajnerët dhe më pas do të aplikohen nga pjesëmarrësit. Komplikacionet e mundshme, parandalimi dhe teknikat e menaxhimit të duhur do të jenë ndër temat më të rëndësishme që do të diskutohen gjatë këtij programi.
- Tarifa e Trajnimit: 1000 Euro, 10% zbritje deri më 31 Maj 2024
- Për të marrë pjesë: Mjekë dhe Stomatologë