19/11/2025 00:00
A103
Western Balkans University organizon një workshop të dedikuar teknologjisë, inovacionit dhe transformimit dixhital, në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, më 19 nëntor 2025, në sallën A103, ora 12:00.
Ky aktivitet synon t’u ofrojë studentëve një prezantim praktik dhe të strukturuar mbi trendet dhe zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e sektorit bankar dhe tregut të punës.
Ky aktivitet synon t’u ofrojë studentëve një prezantim praktik dhe të strukturuar mbi trendet dhe zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e sektorit bankar dhe tregut të punës.
Gjatë workshop-it, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin prezantime të shkurtra dhe të përqendruara nga pesë ekspertë të Raiffeisen Bank, të cilët do të ndajnë njohuri profesionale në fushat kryesore të transformimit dixhital:
– Aida Ymeri & Grent Ymeri – Zhvillimet në bankingun dixhital
– Lorisa Vojka & Artemida Alltari – Inovacioni, inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital
– Rudina Hysaj – Perspektiva e Burimeve Njerëzore dhe zhvillimi profesional
– Vjola Mato – Menaxhimi i produktit dhe dizajni i shërbimit
– Bjorn Aliaj – Apple Pay, RaiPay dhe menaxhimi i produkteve dixhitale

Me një format dinamik të prezantimeve 10-minutëshe, workshop-i ofron një përvojë intensive, të fokusuar në aftësi dhe njohuri që kontribuojnë drejtpërdrejt në përgatitjen e studentëve për karrierën e tyre profesionale.
Studentët ftohen të marrin pjesë, të përfitojnë nga ekspertiza e profesionistëve të fushës dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për rrjetëzim dhe zhvillim personal.