Workshop në WBU: Komunikimi Efektiv dhe Menaxhimi i Stresit | Western Balkans University

Workshop në WBU: Komunikimi Efektiv dhe Menaxhimi i Stresit

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Workshop në WBU: Komunikimi Efektiv dhe Menaxhimi i Stresit

09/12/2025 11:00 A102

Departamenti i Shkencave të Laboratorit Mjekësor dhe Imazherisë në Western Balkans University (WBU) ju fton të bëheni pjesë e një workshop-i dyditor, praktik dhe informues, me fokus “Komunikimin Efektiv dhe Menaxhimin e Stresit”.

Ky aktivitet është dizenjuar posaçërisht për studentët, për t'i ndihmuar ata të lundrojnë përmes sfidave të përditshme me qartësi, vetëbesim dhe balancë. Qëllimi kryesor është ofrimi i teknikave të dobishme për të përmirësuar aftësitë komunikuese, për të reduktuar stresin – veçanërisht gjatë periudhës së provimeve – dhe për të rritur mirëqenien e përgjithshme.

Axhenda e Workshop-it:
  • Dita e Parë: I kushtohet komunikimit. Sesioni do të drejtohet nga stafi ynë akademik, Prof. Asoc. Dr. Erlis Çela dhe Dr. Inva Koçiaj, të cilët do të trajtojnë rëndësinë e komunikimit të qartë në mjediset akademike dhe profesionale.
  • Dita e Dytë: I kushtohet menaxhimit të stresit. Ky sesion do të drejtohet nga e ftuara jonë speciale, Znj. Nevila Toska, e cila do të ndajë strategji praktike për përballimin e presionit.

Ky workshop është i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të forcojnë aftësitë e tyre dhe të menaxhojnë më mirë presionet e përditshme.