Ferdinand Gjana është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Sigurisë dhe është ekspert i nivelit të lartë në drejtimin e arsimit të lartë. Prof. Gjana është një nga themeluesit e Universitetit Western Balkans dhe aktualisht është President i këtij universiteti. Z. Gjana ka një karrierë të gjatë në drejtimin e universitetit në poste drejtuese ekzekutive. Më parë ka qenë Rektori themelues i “Universitetit Bedër” në Tiranë dhe e ka mbajtur këtë detyrë për afro 12 vjet.
Dr. Gjana ka qenë Provosti dhe Zëvendës Rektor themelues i “Universitetit Epoka” dhe këtë detyrë e ka mbajtur gjatë viteve 2007-2011. Dr. Gjana është një analist dhe ekspert i lartë i planifikimit strategjik, udhëheqjes së krizave dhe çështjeve gjeopolitike.
Prof. Gjana ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve akademike ndërkombëtare si studiues vizitor, profesor i ftuar, folës kryesor apo recensues i jashtëm në Universitetin e Harvardit, Universitetin Temple, Universitetin “North Iowa”, Universitetin Normal Zhejiang, Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare, Kombet e Bashkuara, Institucionet e Bashkimit Evropian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.