Thirrje për tender për blerjen e pajisjeve në kuadër të projektit LEAD-ALKO | Western Balkans University

Thirrje për tender për blerjen e pajisjeve në kuadër të projektit LEAD-ALKO

Kreu >Zyra e Kërkimit Shkencor >Thirrje për tender për blerjen e pajisjeve në kuadër të projektit LEAD-ALKO
Projekti: Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo (LEAD-ALKO)
 
Marrësi i shërbimit: Universiteti Western Balkans
 
Kohëzgjatja e shërbimit: 1 muaj
 
Rreth Projektit: 
 
Përshkrim i përmbledhur për projektin
 
Ky projekt synon të zhvillojë kapacitetet drejtuese në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim drejtimin e duhur të reformave në administrim, planifikim strategjik dhe menaxhim të institucioneve. Përmes zhvillimit dhe pilotimit të një Programi Kombëtar për Zhvillimin e Lidershipit, projekti do t’u ofrojë drejtuesve në universitet aftësitë dhe burime thelbësore nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Për më tepër, një simpozium vjetor mbi lidershipin do të nxisë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim njohurish, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë.
 
Partnerë të Konsorciumit:
1.      Kolegji Universitar Bedër
2.      Universiteti Epoka
3.      Universiteti Western Balkans
4.      Kolegji Biznesit Prishtine
5.      University Isa Boletini in Mitrovica
6.      International School for Business and Social Studies
7.      Pegaso International
 
Universiteti Western Balkans në zbatim të projektit “Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo” (LEAD-ALKO), ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1, me numër reference 101179476, ju fton të paraqisni ofertat tuaja, sipas preventivit të mëposhtëm dhe specifikave teknike:
 
 | Nr. | Pajisjet | Buxheti në EURO
| 1 |  Laptop  |  12,000
| 2 |  Sistem Video konferencë | 3,000 
 
Fondi maksimal i blerjes është 15,000 .
 
Kriteret e përgjithshme të kompanisë për aplikim
·         Të jetë e regjistruar në Qendrën e Kombëtare të Biznesit dhe ka fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit
·         Nuk është në proces falimentimi (status aktiv) 
 
Kriteret e veçanta të kompanisë për aplikim
Kompania ofertuese duhet të dorëzojë:
·         Ofertën financiare në Euro
·         Fotokopje e NIPT dhe ekstrakt nga QKB

Afati

18/09/2025

Dorëzimi