Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Mjekësisë në profilin e Farmacisë | Western Balkans University

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Mjekësisë në profilin e Farmacisë

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Mjekësisë  në profilin e Farmacisë

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Mjekësisë në profilin e Farmacisë

Afati: 31/10/2025

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
 
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Lektor me kohë të plotë në Farmaci për të mbështetur programin e integruar të studimeve “Master i Shkencave në Farmaci”, si dhe programet e tjera të ngjashme në fushën e shkencave mjekësore. Kandidati pritet të ofrojë mësimdhënie cilësore akademike, duke mbuluar temat kryesore të shkencave farmaceutike dhe aplikimin e tyre në kujdesin shëndetësor dhe kontekstin klinik.
 
Kandidati ideal duhet të zotërojë një formim të fortë akademik dhe përvojë në mësimdhënie në fusha kyçe të Farmacisë, përfshirë farmaceutikën, farmakoterapinë, teknologjinë farmaceutike, biofarmacinë dhe praktikën farmaceutike. Kërkohet një kuptim i thellë i rolit të farmacistit në ekipet ndërdisiplinore të kujdesit shëndetësor, si dhe përkushtim ndaj angazhimit të studentëve, etikës profesionale dhe qasjeve bashkëkohore të mësimdhënies.
 
Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në formimin e farmacistëve të ardhshëm përmes përmirësimit të kurrikulës dhe integrimit të qasjeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe të procesit të të nxënit.
 

Detyra dhe Përgjegjësitë                                                                                                             
✔      1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
✔      2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
✔      3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
✔      4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
✔      5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
✔      6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
✔      7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
✔      8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
✔      9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
✔      10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
✔      11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
✔      12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
✔      13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
✔      14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
✔      15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;
✔      16. Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans

Kërkesat

Edukimi dhe Kualifikimet
●        Minimumi graden shkencore Phd ose titull akademik Prof. Assoc Farmaci 
●        Kandidatët për doktoraturë që janë drejt përfundimit të studimeve të tyre gjithashtu inkurajohen të aplikojnë.
●        Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
●        Përvojë në mësimdhënie akademike, mbikëqyrje klinike ose trajnime farmaceutike.
●        Publikime shkencore në fushën e Farmacisë ose disiplina të lidhura me shkencat shëndetësore përbëjnë avantazh.
●       Përvojë në drejtimin ose realizimin e seancave praktike laboratorike, studimeve të rasteve ose simulimeve të praktikës profesionale në farmaci është e dëshirueshme.
 
Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]:
  1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
  2. Biografi Personale (Europass CV)