Western Balkans University shpall hapjen e një pozicioni vakant për Specialist Finance pranë Zyrës së Financës, në kuadër të forcimit të kapaciteteve administrative dhe mbështetjes së zhvillimit të vazhdueshëm institucional. Ky pozicion synon të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve financiare, duke garantuar korrektësi, transparencë dhe përputhje me standardet ligjore dhe institucionale në fuqi.
Rritja e volumit të veprimtarisë akademike dhe administrative, si edhe kompleksiteti i proceseve financiare, kërkojnë angazhimin e një specialisti, i cili do të kryej detyrat si vijon:
Rritja e volumit të veprimtarisë akademike dhe administrative, si edhe kompleksiteti i proceseve financiare, kërkojnë angazhimin e një specialisti, i cili do të kryej detyrat si vijon:
- Regjistrimi dhe kontrolli i transaksioneve të ndryshme në kontabilitet.
- Faturimi i të gjitha prepayments për akreditimet e avancë të studentëve.
- Rakordimi dhe kontrolli me Klinikën Dentare.
- Rakordimi dhe kontrolli nga ana financiare me Rezidencën Studentore.
- Regjistrimi dhe kontrolli i blerjeve duke bashkëngjitur të gjitha procedurat përkatëse.
- Ndarja e kostove sipas departamenteve dhe sipas natyrës.
- Rakordimi i kartelave të furnitorëve.
- Mbajtja e dokumentacionit të të ardhurave, regjistrimi, kontabilizimi dhe përcjellja për pagesë.
- Faturimi i Rezidencës studentore
- Ndjekja e të gjitha shkresave të ardhura nga protokolli në drejtim të Departamentit Financë
- Përgatitja e planit të pagesave sipas faturave të maturuara
- Mbajtja dhe rakordimi i granteve dhe projekteve në aspektin financiar
- Çdo detyrë tjetër që jepet nga drejtuesi i zyrës.
