Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
● Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
● Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Profesor/ Profesor i Asocuar me kohë të plotë në Radiologji për të mbështetur programin e integruar të studimeve “Master i Shkencave në Mjekësi”, si dhe programet e tjera të ngjashme në fushën e shkencave mjekësore. Kandidati pritet të ofrojë mësimdhënie cilësore akademike në fushën e pediatri, duke mbuluar temat kryesore të imazherisë mjekësore, përfshirë diagnostikimin përmes metodave si radiografia, ultrasonografia, tomografia e kompjuterizuar (CT) dhe rezonanca magnetike (MRI), si dhe interpretimin e imazheve dhe aplikimin e këtyre njohurive në praktikën klinike dhe kujdesin ndaj pacientit.
Kandidati ideal duhet të zotërojë një formim të fortë akademik dhe përvojë në mësimdhënie në fusha kyçe të të radiologjisë përfshirë parimet bazë të imazherisë mjekësore, fizikën e imazherisë, mbrojtjen nga rrezatimi, teknikat diagnostike dhe ndërhyrëse, si dhe interpretimin klinik të gjetjeve radiologjike. Gjithashtu, kërkohet një kuptim i thellë i rolit të radiologjisë në ekipet ndërdisiplinore të kujdesit shëndetësor, si dhe përkushtim ndaj angazhimit të studentëve, etikës profesionale dhe përdorimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në formimin e mjekëve të ardhshëm përmes përmirësimit të kurrikulës dhe integrimit të qasjeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe të procesit të të nxënit.