Profesor / Profesor i Asociuar në Departamentin e Farmacisë në fushën e Shkencave Farmaceutike | Western Balkans University

Profesor / Profesor i Asociuar në Departamentin e Farmacisë në fushën e Shkencave Farmaceutike

Profesor / Profesor i Asociuar në Departamentin e Farmacisë në fushën e Shkencave Farmaceutike

Profesor / Profesor i Asociuar në Departamentin e Farmacisë në fushën e Shkencave Farmaceutike

Afati: 29/09/2026

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.

● Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkim shkencor, arsim dhe sipërmarrje.
● Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” shpall vend vakant për staf akademik efektiv (full-time) në kategorinë Profesor / Profesor i Asociuar në fushën e Shkencave Farmaceutike, për Departamentin e Farmacisë.

Kandidati pritet të ofrojë mësimdhënie cilësore akademike në lëndë të tilla si Teknologji Farmaceutike dhe Kimi Farmaceutike, duke integruar njohuritë teorike me aplikimet praktike në industrinë farmaceutike dhe në kontekstin klinik.

Gjithashtu, kandidati do të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor, përmirësimin e kurrikulës dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, në përputhje me standardet europiane të arsimit të lartë.

Kërkesat

Detyra dhe Përgjegjësitë                                                                                                             
1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse;
6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave;
7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi;
8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik;
11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar;
12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve didaktike, të ndjekë dhe monitorojë progresin e studentëve, pjesëmarrjen dhe arritjet e tyre, të përditësojë materialet mësimore dhe syllabusin;
14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;

Edukimi dhe Kualifikimet
● Titull akademik Profesor ose Profesor i Asociuar në Shkenca Farmaceutike, Kimi Farmaceutike, Teknologji Farmaceutike ose fusha të afërta;
● Përvojë e provuar në mësimdhënie universitare në fushat e sipërpërmendura;
● Aktivitet i konsoliduar kërkimor dhe publikime shkencore;
● Aftësi në gjuhën angleze (minimumi niveli C1);
● Përvojë në zhvillimin e praktikave laboratorike dhe aplikimeve industriale (avantazh);
● Përvojë në projekte kërkimore dhe bashkëpunime ndërkombëtare (e dëshirueshme).

Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]:
1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
2. Biografi Personale (Europass CV)
3. Diplomë dhe tituj akademikë
4. Listë publikimesh
5. Dokumente mbështetëse

Informacione Personale

Informacione Akademike dhe Profesionale

Përvoja e Mëparshme në Mësimdhënie

Aftësitë në Gjuhët e Huaja

Format PDF, maksimum 5MB