Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
● Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
● Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Profesor/ Profesor i Asocuar me kohë të plotë në Fizike për të mbështetur programin e integruar të studimeve “Master i Shkencave në Mjekësi”, si dhe programet e tjera të ngjashme në fushën e shkencave mjekësore. Kandidati pritet të ofrojë mësimdhënie cilësore akademike në fushën e fizikës mjekësore, duke mbuluar konceptet themelore të fizikës që lidhen me funksionimin e organizmit të njeriut, proceset biofizike, si dhe parimet fizike të teknologjive diagnostikuese dhe terapeutike (si imazheria mjekësore dhe radioterapia). Ai/ajo duhet të sigurojë gjithashtu aplikimin e këtyre njohurive në praktikën klinike, duke kontribuar në përdorimin e sigurt dhe efikas të pajisjeve mjekësore dhe në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit.
Kandidati pritet të zotërojë një formim të fortë akademik dhe përvojë në mësimdhënie në fushën e fizikës mjekësore, duke mbuluar fusha kyçe si mekanika, termodinamika, elektromagnetizmi dhe optika, me theks në zbatimet e tyre në mjekësi, përfshirë proceset biofizike dhe parimet fizike të imazherisë mjekësore dhe radioterapisë. Ai/ajo duhet të kontribuojë në lidhjen e këtyre njohurive me praktikën klinike, duke mbështetur përdorimin e sigurt dhe efikas të teknologjive mjekësore.
Kërkohet gjithashtu një kuptim i thellë i rolit të fizikës në ekipet ndërdisiplinore të kujdesit shëndetësor, si dhe përkushtim ndaj angazhimit të studentëve, etikës profesionale dhe përdorimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në formimin e mjekëve të ardhshëm përmes përmirësimit të kurrikulës dhe integrimit të qasjeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe të procesit të të nxënit.