Profesor me Kohë të Plotë në Shkenca Kompjuterike, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit | Western Balkans University

Profesor me Kohë të Plotë në Shkenca Kompjuterike, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Profesor me Kohë të Plotë në Shkenca Kompjuterike, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Profesor me Kohë të Plotë në Shkenca Kompjuterike, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit

Afati: 29/09/2026

Përshkrimi

Rreth Universitetit Western Balkans

Universiteti Western Balkans (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.

Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri nëpërmjet inovacionit të vazhdueshëm në kërkim, arsim dhe sipërmarrje.

Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi drejtuese, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i pozicionit

Universiteti Western Balkans kërkon të emërojë një Lektor me kohë të plotë në Shkenca Kompjuterike, për t’u bërë pjesë e Departamentit të Shkencave Kompjuterike, brenda Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kandidati i zgjedhur do të jetë përgjegjës për ofrimin e mësimdhënies me cilësi të lartë dhe mbështetjes akademike për studentët e programeve Bachelor dhe Master të departamentit. Kandidati pritet të jetë i specializuar në një ose më shumë fusha të shkencave kompjuterike, duke zotëruar njohuri teorike dhe praktike të avancuara, si dhe përvojë në mësimdhënie dhe kërkim akademik. Kandidati duhet të jetë i aftë të zhvillojë leksione teorike dhe sesione praktike, si dhe të mbikëqyrë projektet dhe temat e diplomës së studentëve.

Departamenti i Shkencave Kompjuterike ofron programe studimi Bachelor dhe Master në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale, Inxhinieri Software dhe Siguri Kibernetike. Kandidati pritet të japë mësim në një mënyrë të orientuar drejt praktikës, duke lidhur themelet teorike me aplikacionet e botës reale në zhvillimin e softuerëve, sistemet inteligjente, menaxhimin e të dhënave dhe informatikën e sigurt. Kandidati duhet të jetë i aftë të drejtojë si klasa teorike ashtu edhe praktike dhe të demonstrojë aftësi të avancuara shkencore dhe pedagogjike të përshtatshme për këtë fushë.

Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi praktike dhe teorike në fushën e shkencave kompjuterike. Kandidati pritet të jetë i aftë të japë lëndë si, por pa u kufizuar në, ato të përmendura në vijim: Hyrje në Programim, Programim i Orientuar në Objekte, Strukturë të Dhënash dhe Algoritmat, Sistemet e Bazave të të Dhënave, Sisteme Operimi, Arkitektura e Kompjuterit, Rrjetet Kompjuterike, Administrimi i Serverave, Natyral Language Processing, Machine Learning dhe Inteligjencë Artificiale, Big Data dhe Cloud Computing.

Kërkesat

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Të njohë, respektojë, zbatojë dhe veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe rregullimeve të brendshme të institucionit;
3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe disiplinës në institucion, duke shmangur çdo veprim brenda dhe jashtë institucionit që dëmton imazhin e tij;
4. Të ndërmarrë detyra lidhur me mbikëqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve akademike dhe këshillimit;
5. Të marrë pjesë në zbatimin e detyrave administrative në departament të përcaktuara në udhëzimet përkatëse;
6. Të respektojë kohën e caktuar për mësimdhënie sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe klasave praktike;
7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e syllabusit dhe dorëzimin e tij pas miratimit nga kreu i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi;
8. Të rrisë aftësitë profesionale dhe akademike dhe të marrë pjesë në aktivitete trajnimi për këtë qëllim;
9. Të marrë pjesë në aktivitete të kërkimit shkencor dhe trajnimit në përputhje me profilin e tij/saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
10. Të nënshtrohet vlerësimit të performancës së stafit akademik;
11. Të raportojë në fund të çdo viti akademik mbi të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për lëndën përkatëse sipas formatit të paracaktuar;
12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve mësimore dhe mbajtjen e regjistrave për monitorimin e progresit, arritjeve dhe pjesëmarrjes së studentëve; të përditësojë materialet mësimore dhe syllabuset;
14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit me qëllim prezantimin e punës kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin dhe vlerësimin e provimeve dhe vlerësimeve të tjera;
16. Të kontribuojë në punën e grupit të departamentit, fakultetit dhe Universitetit Western Balkans.

Arsimi dhe kualifikimet

1. Gradë shkencore minimale Ph.D. ose titull akademik Prof. Asoc. / Prof. në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike ose një disiplinë të lidhur ngushtë me to.
2. Njohuri të gjuhës angleze: Niveli C1 (e gjithë mësimdhënia zhvillohet në gjuhën angleze).
3. Përvojë në mësimdhënien universitare në shkenca kompjuterike ose disiplinë të ngjashme.
4. Pjesëmarrje në aktivitete të kërkimit shkencor; publikime në revista të indeksuara; pjesëmarrje në konferenca akademike kombëtare ose ndërkombëtare.
5. Njohuri të gjuhëve të programimit përkatëse dhe mjeteve të zhvillimit të softuerit.
6. Certifikatat profesionale përkatëse ose dallime në fushën e Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale ose Shkencës së të Dhënave konsiderohen avantazh.

Procedura e aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojë dokumentet e mëposhtme në adresën: [email protected]:
1. Aplikim nëpërmjet formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
2. Biografi Personale (CV Europass)

Informacione Personale

Informacione Akademike dhe Profesionale

Përvoja e Mëparshme në Mësimdhënie

Aftësitë në Gjuhët e Huaja

Format PDF, maksimum 5MB