Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
• Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
• Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë personel akademik me kohë të pjesshme për lëndët në fushën e Informatikës së Biznesit. Kandidati do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe ligjërimin e moduleve që trajtojnë konceptet dhe praktikat bashkëkohore të teknologjisë së informacionit dhe aplikimit të saj në biznes, përfshirë sistemet informative të biznesit, transformimin digjital, analizën e të dhënave, menaxhimin e databazave, sistemet ERP, menaxhimin e projekteve IT, sigurinë e informacionit dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike për organizatat moderne. Kandidati pritet të zotërojë njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e informatikës së biznesit, si dhe aftësi për të analizuar proceset organizative, zhvillimet teknologjike dhe ndikimin e digjitalizimit në mjedisin e biznesit. Gjithashtu, ai/ajo duhet të jetë në gjendje të aplikojë metoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke nxitur mendimin kritik, diskutimet akademike, analizën e rasteve studimore dhe ndërlidhjen e koncepteve të teknologjisë me praktikat reale të biznesit. Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, në përmirësimin e kurrikulave universitare në fushën e informatikës së biznesit dhe në përgatitjen e profesionistëve të aftë për tregun modern dhe dinamik të punës.