Profesor me Kohë të Plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Financës në fushën e Marketingut, për vitin akademik “2026-2027” | Western Balkans University

Profesor me Kohë të Plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Financës në fushën e Marketingut, për vitin akademik “2026-2027”

Profesor me Kohë të Plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Financës në fushën e Marketingut, për vitin akademik “2026-2027”

Profesor me Kohë të Plotë në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Financës në fushën e Marketingut, për vitin akademik “2026-2027”

Afati: 29/09/2026

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Balkans”

Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
• Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
• Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit

Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë personel akademik me kohë të plotë për lëndët në fushën e Marketingut. Kandidati do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe ligjërimin e moduleve që mbulojnë konceptet dhe praktikat bashkëkohore të marketingut, duke përfshirë marketingun strategjik, sjelljen konsumatore, marketingun digjital, komunikimin e integruar të marketingut, menaxhimin e markës, kërkimin e tregut dhe strategjitë promocionale. 

Kandidati pritet të zotërojë njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e marketingut, si dhe aftësi për të analizuar trendet e tregut, sjelljen e konsumatorëve dhe ndikimin e teknologjisë në zhvillimin e strategjive moderne të marketingut. Gjithashtu, ai/ajo duhet të jetë në gjendje të aplikojë metoda bashkëkohore të mësimdhënies, duke nxitur mendimin kritik, diskutimet akademike, analizën e rasteve studimore dhe ndërlidhjen e teorive të marketingut me praktikat reale të biznesit. Ky pozicion ofron mundësinë për të kontribuar në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, në përmirësimin e kurrikulave universitare në fushën e marketingut dhe në përgatitjen e profesionistëve të aftë për tregun bashkëkohor dhe konkurrues të punës.

Kërkesat

 1.      Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi; 
2.      Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit; 
3.      Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit; 
4.      Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike; 
5.      Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
6.      Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
7.      Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
8.      Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim; 
9.      Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit; 
10.  T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
11.  Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
12.  Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë; 
13.  Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
14.  Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit; 
15.  Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera; 
16.  Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans

Edukimi dhe Kualifikimet

• Doktoraturë (PhD) në Marketing, Menaxhim, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
• Titulli akademik “Profesor/ Profesor i Asociuar” përbën përparësi;
• Njohuri të thelluara në marketing strategjik, marketing digjital dhe sjellje konsumatore;
• Përvojë në mësimdhënie në nivel universitar;
• Aftësi shumë të mira analitike, kreative dhe pedagogjike;
• Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2 / përparësi C1);
• Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
• Përvojë profesionale në sektorin e marketingut, komunikimit ose menaxhimit të markës përbën përparësi;
• Pjesëmarrje në aktivitete kërkimore, konferenca shkencore dhe publikime akademike përbën përparësi.

Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]:

1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
2. Biografi Personale (Europass CV)

Informacione Personale

Informacione Akademike dhe Profesionale

Përvoja e Mëparshme në Mësimdhënie

Aftësitë në Gjuhët e Huaja

Format PDF, maksimum 5MB