Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion | Western Balkans University

Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion

Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion

Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion është një qendër kërkimore, edukimi dhe inovacioni në fushën e mjekësisë dhe shkencës. 

Misioni kryesor i qendrës është të identifikojë metodologjitë dhe teknologjitë dhe aplikimet e tyre në fushat e shkencave mjekësore, bioteknologjisë, gjenomikës dhe proteomikës.

Transferimi i zbulimeve të reja shkencore në produkte të aplikuara që mund të përmirësojnë shëndetin e njerëzve dhe të mbështesin ekonominë kombëtare  është një ndër qëllimet e rëndësishme të qendrës.

Kjo Qendër Kërkimore është krijuar me një vizion të qartë për t’u konsideruar si një nga qendrat kërkimore më inovative përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Aktivitetet tona shtrihen nga shkenca bazë dhe shkencat e aplikuara deri te zhvillimi dhe përdorimi i pajisjeve të reja në praktikat mjekësore. 

Qendra Kërkimore për Shkenca Mjekësore, Teknologji dhe Inovacion punon për të promovuar projekte të suksesshme të bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar në fusha të ndryshme mjekësore përmes avancimit të objekteve dhe pajisjeve kërkimore. 

Stafi Akademik


Përgjegjësi i Qendrës Kërkimore



Hënë – Premte 8:30A.M. – 16:30P.M.