Universiteti Western Balkans kishte kënaqësinë të mirëpriste Klodiana Shalën, kampione olimpike dhe një nga atletet më të shquara të Shqipërisë, në një leksion të hapur të organizuar nga Departamenti i Mjekësisë dhe Zyra e Planifikimit të Karrierës.
Në temën “Living as an Athlete,” Klodiana ndau sfidat e jetës si atlete, përkushtimin e madh që kërkon ky profesion dhe sakrificat e shumta për të arritur majat. Ajo përmendi vështirësitë e fillimeve të saj në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e disiplinës, regullit dhe vullnetit të fortë për suksesin sportiv.