Universiteti Western Balkans (WBU) ka hapur thirrjen për propozimet mbi projektet e brendshme. Si një universitet i orientuar drejt kërkimit shkencor, ftojmë të gjithë stafin akademik të paraqesin projekt propozimet që përputhen me vizionin dhe misionin e WBU dhe për të patur një ndikim pozitiv.
Nëpërmjet kësaj mundësie, synojmë të kultivojmë kreativitetin, bashkëpunimin dhe inovacionin midis stafit akademik dhe të nxisim inovacionin në fusha të ndryshme brenda universitetit tonë.
Objektivat
Kjo iniciativë synon të mbështesë projekte kërkimore që përputhen me misionin e universitetit për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.
Qëllimi
Projekt aplikimit mund të jenë nga të gjitha disiplinat, dhe duhet të fokusohen në kërkimin shkencor inovativ ku të inkurajohen bashkëpunimet ndërdisiplinore.
Udhëzimet
📝 Formulari i aplikimit për projektin: Plotësoni formularin për të përshkruar projektin tuaj dhe dërgojeni në email si më poshtë.
📝 Buxheti i projektit: Plotësoni planin e detajuar buxhetor për projektin tuaj dhe dërgojeni në email si më poshtë.
Formulari i Aplikimit
Formulari i Buxhetit
Afati
30/11/2023