Asistent Dentar për Klinikë Dentare | Western Balkans University

Asistent Dentar për Klinikë Dentare

Asistent Dentar për Klinikë Dentare

Asistent Dentar për Klinikë Dentare

Afati: 24/02/2025

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Ballkans”

Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.

Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.

Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit

Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Asistent Dentare të kualifikuar dhe me përvojë për të ofruar mbështetje në klinikën dentare të universitetit. Ky pozicion ka për qëllim të kontribuojë në ofrimin e shërbimeve dentare të cilësisë së lartë dhe të ndihmojë studentët e gjatë periudhës së praktikës së tyre. Kandidati do të ketë mundësinë të angazhohet në mbikëqyrjen e procedurave praktike dhe do të luajë një rol kyç në asistimin e mjekëve stomatologë gjatë realizimit të trajtimeve dhe procedurave të ndryshme dentare. 

Kërkesat

Detyra dhe Përgjegjësitë

Përdorimi i saktë dhe i sigurt i pajisjeve dhe materialeve të nevojshme për proçedurat dentare. Kjo përfshin kontrollin dhe sigurinë e pajisjeve të stomatologjisë për çdo vizitë.

Asistencë për mjekët stomatologë gjatë zhvillimit të proçedurave të ndryshme dentare në terapi, protetikë dhe kirurgji orale.

Përdorimi i autoklavës për sterilizimin e instrumenteve dhe sigurimi që mjedisi i klinikës është gjithmonë i pastër dhe i sigurt për pacientët dhe stafin. 

Mbajtja e regjistrave të saktë të pacientëve dhe koordinimi i orareve të vizitave për të siguruar një fluks të pandërprerë të pacientëve.

Sigurimi që pacientët janë të informuar dhe të përgatitur për proçedurat e ardhshme, duke ofruar udhëzime për trajtimin dhe kujdesin pas trajtimit.

Ofrimi i udhëzimeve për pacientët në lidhje me higjenën orale dhe kujdesin pas procedurës.

Mbështetje për studentët që ndjekin praktikat e stomatologjisë, duke ofruar udhëzime dhe mbikëqyrje në zhvillimin e aftësive praktike.

Edukimi dhe Kualifikimet

  • Diplomë në asistencë dentare ose infermieri.
  • Njohuri të thelluara mbi proçedurat dhe pajisjet dentare, si dhe përdorimin e autoklavës për sterilizim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me pacientët dhe kolegët.
  • Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
  • Aftësi për të mbajtur rendin dhe organizimin në një mjedis mjekësor.
  • Certifikata dhe Kualifikime të tjera të përshtatshme.

Proçedura e aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën hr@wbu.edu.al:

Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (Linku i Formularit të Aplikimit)

Biografi Personale (Europass CV)