Rreth Universitetit “Western Ballkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Mjek Stomatolog të kualifikuar dhe me përvojë për të kontribuar në zhvillimin akademik dhe praktiken e studentëve të stomatologjisë. Ky pozicion ka për qëllim të ofrojë mbështetje për studentët gjatë periudhës së praktikës dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në një mjedis të sigurt dhe profesional. Kandidati do të luajë një rol kyç në udhëheqjen e studentëve gjatë realizimit të procedurave dentare dhe do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve të ofruara në klinikën stomatologjike.