Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
· Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
· Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Asistent Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Menaxhimit të dhënave mjekësore. Lektori pritet të jetë i aftë të shpjegojë njohuritë bazë si dhe ato të thelluara mbi historikun e dokumenteve mjekësore, transferimin e informacionit bazë për regjistrimin e dokumenteve, rregulloret e dokumentacionit mjekësor dhe kompetencat e regjistrit mjekësor dhe arkivimit. Lektori gjithashtu duhet të ketë njohuri shumë të mira mbi menaxhimit e të dhënave dhe planifikimin e burimeve të informacionit institucional shëndetësor. Ai duhet të zotërojë aftësi në mënyrën e mbledhjes së të dhënave, aksesin dhe marrjen e informacionit dhe dizajnimin e modelit të duhur për organizimin, analizën dhe interpretimin e tyre, në përputhje me standardet dhe nevojat institucionale, si dhe t’i përcjelli këto njohuri në mënyrë efektive tek studentët.
Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme.