Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Menaxhimin e të dhënave mjekësore | Western Balkans University

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Menaxhimin e të dhënave mjekësore

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Menaxhimin e të dhënave mjekësore

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Menaxhimin e të dhënave mjekësore

Afati: 30/11/-0001

Përshkrimi

Rreth Universitetit Western Balkan
 
Universiteti “Western Balkans (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
·         Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
·         Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit
 
Universiteti Western Balkans kërkon të angazhojë një Asistent Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Ergonomia në Dentistri. Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme. përcakton etiologjinë aktuale të sëmundjeve profesionale, përfshirë ato që lidhen me profesionin e dentistit lekstori duhet te njoheparimet e proçedurave dentare ergonomike dhe organizimit të punës në një klinikë dentare dhe parimetarimet e shëndetit dhe sigurisë në punë në stomatologji. Të jetë në gjendje të organizojë klinikën stomatologjike. Funksionon në përputhje me parimet ergonomike të punës. Të jetë në gjendje të krijojë rregulla të miqësisë profesionale dhe të bashkëpunimit me përfaqësues të profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor.

Të bashkëpunojë në grupin e profesionistëve, në mjedis multikulturor dhe multinacional.

Kërkesat

Detyra dhe Përgjegjësitë        

                                                                                                     

·         Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet rregulluese në fuqi;
·         Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
·         Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit; 
·         Të angazhohet plotësisht në realizimin e detyrave akademike dhe administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse.
·         Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
·         T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
·         Të raportojë në fund të çdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
·         Të përgatisë materialet e mësimit, të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin të mbajë shënime për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen;
·         Të marrë pjesë në aktivitetet e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
·         Të marë përsipër vazhdimin e formimit të tij akademik me gradën pasardhëse, gjatë periudhës 3-5 vite nga momenti i marrjes së grades aktuale;
·         Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans”.
·         Të mos shfrytëzojnë marrëdhëniet profesionale me studentët për qëllime private dhe mos të përdorin ndihmën e studentëve për qëllime private pasi përbën konflikt interesi dhe ndikim të paligjshëm;
·         Të marrin pjesë në aktivitete kërkimore shkencore në emër të universitetit.
 
Edukimi dhe Kualifikimet
·         Të zotërojë Diplomë Master të Shkencave
  • Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
  • Certifikata dhe Kualifikime.
 
Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën hr@wbu.edu.al:
  1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
  2. Biografi Personale (Europass CV)