Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Fiziologji Mjekësore | Western Balkans University

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Fiziologji Mjekësore

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Fiziologji Mjekësore

Asistent Lektor me kohë të pjesshme në Fiziologji Mjekësore

Afati: 30/11/-0001

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Balkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
·         Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
·         Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Asistent Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Fiziologjisë për të ofruar mësim dhe mbështetje akademike për studentët e degës së Stomatologjisë. Lektori pritet të ketë mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme dhe të jetë i specializuar në një nga fushat e mjekësisë, i aftë të shpjegojë  funksionet dhe kontrollin e sistemeve kryesore të trupit të njeriut, si dhe mënyrën se si organizmi human koordinon sisteme të ndryshme. Lektori duhet të ketë njohuri të mira mbi nivelit qelizor të funksionimit si dhe mekanizmat ekuilibrues të homeostazës, si në nivel qelizor, ashtu dhe në nivel organizmi.
Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme.  

Kërkesat

Detyra dhe Përgjegjësitë                                                                                                             
·         1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
·         2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
·         3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
·         4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
·         5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
·         6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
·         7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
·         8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
·         9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
·         10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
·         11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
·         12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
·         13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
·         14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
·         15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;
·         16. Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans

Edukimi dhe Kualifikimet
·         Diplomë në Mjekësi e Përgjithshme
·         Minimumi graden shkencore PhD ose titull akademik 
  • Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
  • Certifikata dhe Kualifikime .
 
Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën hr@wbu.edu.al:
 
  1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
  2. Biografi Personale (Europass CV)