Rreth Universitetit Western Balkans
Universiteti Western Balkans (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
· Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
· Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti Western Balkans kërkon të angazhojë një Asistent Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Kimisë Organike për të ofruar mësim dhe mbështetje akademike për studentët e degës së Teknikut Dentar. Lektori pritet të jetë i specializuar në fushën e Kimisë Organike, të ketë njohuri të thelluara mbi strukturën dhe funksionin e molekulave, klasat dhe mekanizmat e reaksioneve organike, sintezën e komponimeve organike, si dhe t’i përcjellë këto njohuri tek studentët.
Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme