Lektor me kohë të pjesshme në Biostatistikë | Western Balkans University

Lektor me kohë të pjesshme në Biostatistikë

Lektor me kohë të pjesshme në Biostatistikë

Lektor me kohë të pjesshme në Biostatistikë

Afati: 20/02/2025

Përshkrimi

Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
·         Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
·         Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit


Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Lektor me kohë të pjesshmenë profilin e Biostatistikes për të ofruar mësim dhe mbështetje akademike për studentët e degës së Stomatologjise. Lektori pritet të jetë i specializuar në fushën e Biostatistikës, i aftë në studimin dhe shpërndarjen e variablave, aplikimin e testeve statistikore, ndërtimin e grafikëve dhe diagrameve, llogaritjen statistikore përshkruese, kontrollin e hipotezave, si dhe aplikimin e paketave statistikore si SPSS ose Matlab.
Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme.  

Kërkesat

·         1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
·         2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
·         3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
·         4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
·         5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
·         6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
·         7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
·         8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
·         9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
·         10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
·         11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
·         12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
·         13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
·         14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
·         15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;
·         16. Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans


Edukimi dhe Kualifikimet
·         Minimumi graden shkencore Phd ose titull akademik 
  • Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
  • Certifikata dhe Kualifikime ne fushen e Biostatistikes.
 
Proçedura e Aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën hr@wbu.edu.al:

 
  1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
  2. Biografi Personale (Europass CV)