Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Endodontisë | Western Balkans University

Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Endodontisë

Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Endodontisë

Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Endodontisë

Afati: 01/07/2025

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Ballkans”
 
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
·         Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
·         Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
 
Përshkrimi i Pozicionit

Universiteti “Western Balkans” kërkon të angazhojë një Lektor me kohë të pjesshme në profilin e Endodontisë, për të ofruar mësim dhe mbështetje akademike për studentët e degës së Stomatologjisë.Lektori pritet të jetë i specializuar në fushën e Endodontisë, me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e patologjive të pulpës dhe indeve përreth rrënjës së dhëmbit. Kandidati duhet të jetë i aftë të udhëheqë orë teorike dhe praktike, të demonstrojë teknika endodontike moderne, duke përfshirë trajtimet me instrumente mekanike, sistemet e dezinfektimit dhe mbushjet hermetike të kanaleve radikulare, si dhe të përcjellë njohuritë mbi radiologjinë endodontike, menaxhimin e komplikimeve dhe risitë teknologjike në këtë disiplinë.

Ky pozicion ofron mundësi për të kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë akademike dhe profesionale, si dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe teorike në këtë fushë të rëndësishme të stomatologjisë bashkëkohore
 
Detyra dhe Përgjegjësitë  
                                                                                                           
  1. Të njohë, të respektojë, të zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet ligjore të brendshme në fuqi;
  2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe të rregulloreve të brendshme të institucionit;
  3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe të disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit, që cënon imazhin e institucionit;
  4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimeve akademike;
  5. Të angazhohet në realizimin e detyrave administrative në departament të cilat përcaktohen në udhëzimet përkatëse; 
  6. Të respektojë kohën në funksion të mësimdhënies sipas orarit zyrtar të miratuar për zhvillimin e orëve të leksioneve, seminareve, laboratoreve dhe praktikave; 
  7. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit lëndor (syllabusit) dhe dorëzimin pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë sipas udhëzimeve në fuqi; 
  8. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në veprimtari formuese për këtë qëllim;
  9. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij /saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;
  10. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së personelit akademik; 
  11. Të raportojë në fund të cdo viti akademik për të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies për disiplinën përkatëse sipas formatit të paracaktuar; 
  12. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin, përditësimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;
  13. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve të mësimit, dhe mbajtjen e shënimeve për të monitoruar progresin e studentit, arritjen dhe pjesëmarrjen të përditësojë materialet e mësimit dhe syllabusin; 
  14. Të marrë pjesë në seminaret e departamentit dhe fakultetit që kanë si qëllim prezantimin  e punëve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;
  15. Të marrë pjesë në zhvillimin, administrimin, korrigjimin e provimeve dhe në vlerësime të tjera;
  16. Të kontribuojë në punët në grup të departamentit, fakultetit ose Universitetit “Western Balkans"

Kërkesat

Edukimi dhe Kualifikimet

·         Minimumi graden shkencore Phd ose titull akademik Prof. Assoc
  • Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
  • Përvojë në mësimdhënie, tutorim ose mbikqyrje klinike.
  • Pjesëmarrje në kërkimet endodontike, publikime në revista të indeksuara, pjesëmarrje në konferenca.
  • Certifikata dhe Kualifikime ne fushen e Endodontisë.
 
Proçedura e Aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën hr@wbu.edu.al:
  1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e internetit të Universitetit “Western Balkans” (https://forms.gle/QTePdKM86PVvxR316)
  2. Biografi Personale (Europass CV)