Departamenti i Stomatologjisë | Western Balkans University

Departamenti i Stomatologjisë

Departamenti i Stomatologjisë është një njësi akademike dhe shkencore e krijuar për të avancuar njohuritë dhe praktikat në fushën e stomatologjisë. Ai synon të ofrojë një mjedis të integruar ku edukimi, kërkimi shkencor dhe kujdesi klinik bashkohen për të rritur cilësinë e shërbimeve dentare dhe për të siguruar trajtim të sigurt dhe efikas për pacientët.

Misioni
·         Të promovojë aftësitë akademike dhe klinike në stomatologji përmes projekteve kërkimore dhe praktikave të avancuara.
·         Të zhvillojë dhe implementojë zgjidhje inovative që përmirësojnë cilësinë e kujdesit oral dhe ndikojnë pozitivisht në shëndetin e pacientëve dhe komunitetit.
·         Të krijojë një platformë bashkëpunimi me universitete, institucione kërkimore dhe organizata shëndetësore për forcimin e shkencës dhe edukimit stomatologjik.
 
Vizioni
Departamenti aspiron të bëhet një qendër lidere e kërkimit dhe edukimit në stomatologji në nivel rajonal dhe ndërkombëtar duke:
·         Vendosur standarde të larta në edukimin akademik dhe aplikimin klinik.
·         Forcuar kapacitetet akademike dhe kërkimore për të rritur rangimin ndërkombëtar të universitetit.
·         Inovuar kujdesin dentar përmes teknologjive moderne, përfshirë inteligjencën artificiale, lazerin dhe metodat digjitale.
·         Ofruar një mjedis ku studentët, mjekët dhe kërkuesit shkencor mund të zhvillojnë ide, të eksperimentojnë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshëm të kujdesit oral.
 
Vlerat e Departamentit
1.      Ekselencë akademike dhe kërkimore.
2.      Integrimi i ekspertizës nga fusha të ndryshme të stomatologjisë, biologjisë, materialeve dentare dhe teknologjisë mjekësore.
3.      Fokus i veçantë tek siguria, shëndeti i pacientëve dhe përmirësimi i kujdesit oral në komunitet.
4.      Bashkëpunim me qendra kërkimore, spitale, universitete dhe sektorin privat.
5.      Mbështetje e vazhdueshme për stafin akademik dhe studentët në përfitimin e gradave shkencore dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.

Programe Studimi

Stafi Akademik

Dr. Alba Koshovari
Përgjegjësi i Departamentit

+355 69 26 07 351

[email protected]

Hënë – Premte 8:30A.M. – 16:30P.M.