Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare | Western Balkans University
Western Balkans University

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Rreth Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Përmes Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (ZMN), Universiteti Western Balkans do të rrisë njohjen e tij në nivel ndërkombëtar dhe do të tërheqë forma të reja bashkëpunimi. ZMN do të ndjekë dhe realizojë negociata me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me universitete, institucione, qendra kërkimore dhe kompani nga rajone të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Misioni

Misioni i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare është të zhvillojë dhe mirëmbajë kanale të qëndrueshme dhe efektive të bazuara në kërkim akademik, shkencor në kuadër të rritjes së përfshirjes në nivel global të studentëve dhe stafit.

Përgjegjësitë

  • Identifikimi i partnerëve potencial si universitete dhe institucione në nivel global dhe vendosja e dialogëve për bashkëpunim në kuadër të edukimit, kërkimit programeve të shkëmbimit të studentëve dhe nënshkrimit të MoU.
  • Vendos dhe mban aktive marrëveshje me universitete ndërkombëtare, organizata dhe agjensi shtetërore për organizimin dhe lehtësimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbime midis fakulteteve dhe bashkëpunime mbi programet akademike.
  • Tërheq dhe suporton studentët ndërkombëtarë nga e gjithë bota duke i ofruar mundësi studimi me bursa, tarifi studimit konkuruese, si dhe një atmosferë mikpritëse në kampusin universitar.
  • Në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Marrëdhënieve me publikun, ndihmon në rritjen e vizibiliteti të universiteti në nivel ndërkombëtar dhe e promovon atë si një qendër globale ekselence në edukim dhe kërkim.
  • Merr pjesë në panaire edukimi ndërkombëtarë, konferenca, takime dhe seminare duke përfaqësuar universitetin dhe vendosur konktaktet e nevojshme për marrëveshje bashkëpunimi.

Institucione Partnere Akademike