Në Universitetin “Western Balkans” në kuadër të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë në Mjekësi, si i pari i këtij lloji në këtë fushë, nën konsultimin e Grupit të Edukimit Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit (CUMEG), MB, u zhvillua Forumi i Hapur me temë “Programi i Mjekësisë në Universitetin “Western Balkans”.
Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Evis Sala udhëhoqi diskutimet dhe seancat e vlefshme të shkëmbimit të përvojave profesionale, pas fjalës së mirëseardhjes. Prof. Sala theksoi rëndësinë e kurrikulave të integruara në përputhje me standardet më të larta profesionale të cilat ofrojnë një larmi konceptesh dhe këndvështrimesh në fushën e mjekësisë.
Forumi i Hapur filloi me prezantimin gjithëpërfshirës të mbajtur nga Prof. Assoc. Albana Halili, Zv. Rektore e Universitetit “Western Balkans”, me fokus në një përshkrim të përgjithshëm të qasjes akademike dhe përmbajtjes së lëndëve të programit të studimit të Mjekësisë.
Asoc. Prof. Seda Artis, Zv. Dekane e komanduar e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, vijoi forumin me prezantimin mbi organizimin e kurrikulës së programit të Mjekësisë në tema dhe module vertikale për të krijuar një program studimi, i cili ofron njohuri, aftësi dhe vlera profesionale.
Forumi i Hapur përfundoi me një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh dhe diskutime të mëtejshme nga mjekët dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët shprehën përkushtimin e tyre për ofrimin e një programi studimi cilësor dhe inovativ në mjekësi.
Forumi i Hapur përfundoi me një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh dhe diskutime të mëtejshme nga mjekët dhe të gjithë pjesëmarrësit të cilët shprehën përkushtimin e tyre për ofrimin e një programi studimi cilësor dhe inovativ në mjekësi.