
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë, Western Balkans University organizoi një ngjarje të veçantë që bashkoi studentë, alumni dhe staf akademik për të reflektuar mbi rëndësinë e imazherisë mjekësore në formësimin e të ardhmes së kujdesit shëndetësor.
Ngjarja nisi me një Ceremoni Hapëse frymëzuese të udhëhequr nga Dr. Inva Kociaj, e cila prezantoi temën e këtij viti: “Imaging the Future: Celebrating Knowledge, Care, and Innovation.”
Një nga momentet më të paharrueshme ishte Alumni Talk me Kerolain Cako, e cila ndau rrugëtimin e saj nga studente e WBU-së deri te suksesi profesional, duke rikujtuar se pasioni, qëndrueshmëria dhe besimi në vetvete japin gjithmonë rezultate.
Kjo ngjarje ishte një demonstrim i energjisë, shkencës dhe vizionit drejt së ardhmes — një kombinim që karakterizon përvojën studentore në WBU.
