Shkolla Pranverore e Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore në Universitetin Western Balkans mblodhi së bashku maturantë nga e gjithë Shqipëria për të marrë më shumë informacion në lidhje me fusha të ndryshme si mjekësia, stomatologjia, infermieria, imazheria, tekniku dentar, fizioterapia, tekniku i laboratorit dhe bioteknologjia.
Në bashkëpunim me Grupin e Spitaleve Amerikane, Shkolla Pranverore e Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore është krijuar për t'u mundësuar studentëve me interes dhe fokus në mjekësinë dhe shkencat shëndetësore të kuptojnë dhe zbatojnë njohuritë e fituara në jetën e përditshme dhe t'i ndihmojë ata të zgjedhin në mënyrë të arsyeshme të ardhmen e tyre profesionale.
Maturantët jo vetëm patën mundësinë të merrnin informacion përmes leksioneve të hapura nga profesionistë të fushës por edhe panë nga afër laboratorët modernë të WBU dhe u angazhuan në procese të ndryshme laboratorike.
Në fund ata u njohën me programet që ofron WBU, praktikat me pagesë që nga viti i parë i studimeve dhe mundësitë për bursa deri në 100%.