Çelsi për të qenë i suksesshëm gjatë një interviste për punë | Western Balkans University

Çelsi për të qenë i suksesshëm gjatë një interviste për punë

Kreu >Lajmet e fundit >Çelsi për të qenë i suksesshëm gjatë një interviste për punë

Në kuadër të aktiviteteve të kushtuara zhvillimit profesional të studentëve, Zyra e Planifikimit të Karrierës në Universitetin Western Balkans organizon trajnime të ndryshme karriere për studentët e programeve Bachelor dhe Master. 

Studentët u trajnuan dhe morën informacione të detajuara lidhur me përgatitjen e një CV dhe Letrë Motivimi cilësore nga Dr. Irma Gjana. Ata u njohën me detajet që bëjnë diferencën në përgatitjen e këtyre dokumenteve shumë të rëndësishme, si edhe u angazhuan në mënyrë interaktive gjatë gjithë sesionit të trajnimit. 

Trajnimi vijoi me “Artin e Intervistës për punë” drejtuar nga Znj. Denisa Rrushi, drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore pranë Spitaleve Amerikane. Znj. Rrushi nëpërmjet rasteve konkrete të përjetuara gjatë viteve të saj të përvojës, i tregoi studentëve se është shumë e rëndësishme që ata të investojnë në intervistën për punë si një mundësi e artë dhe një çelës efektiv në hapjen e dyerve të institucioneve ku ata do të aplikojnë. Këto trajnime ndihmojnë studentët të përgatiten cilësisht për të ardhmen e tyre profesionale.